gus82018
Gastrektomia mund të përmirësojë rezultatet e lindjes, te gratë obeze
Disa rezultate materne dhe perinatale mund të jenë më të mira te gratë obeze që i janë nënshtruar gastrektomisë në formë mënge laparoskopike (LSG), krahasuar me ato që nuk janë trajtuar nga kirurgjia bariatrike. Ky është rezultati i kërkimit të ri të publikuar në "Obstetrics & Gynecology".
"Gratë që kanë ndjekur një procedurë të tillë kanë një rrezik më të ulët për diabet melit gjestacional, rritje të tepruar fetale dhe lindje me operacion cezarian, krahasuar me një grup kontrolli të grave që janë përshtatur për Indeks të Masës Trupore (IMT) para ndërhyrjes. Gratë që i janë nënshtruar një LSG-je, kishin megjithatë, rrezik të shtuar për të patur fëmijë të vegjël për moshën gjestacionale (SGA) dhe me peshë të ulët", thotë Uriel Elchalal (Universiteti i Jeruzalemit), bashkautor i studimit. Kërkuesit kanë krahasuar 119 gra me moshë mesatare 32-vjeçare që i ishin nënshtruar një gastrektomie me mëngë laparoskopike dhe 119 që nuk i ishin nënshtruar kirurgjisë bariatrike. Në grupin LSG, IMT-ja mesatare ishte e barabartë me 41,7 para ndërhyrjes dhe 28,9 pas ndërhyrjes dhe koha mesatare e kaluar nga ndërhyrja te konceptimi ishte prej 508 ditësh.
Diabeti gjestacional ka ndodhur në 3,4% të pacientëve të trajtuar me LSG dhe në 17,6% të kontrolleve; në të dyja grupet, normat e të sapolindurve të mëdhenj për moshën gjestacionale ishte respektivisht 1,7% dhe 19,3%.
Më pak se 1% e pjesëmarrësve në grupin LSG kishte një fëmijë me peshë më të madhe se 4000 gramë, në krahasim me 7.6% të atyre në grupin e kontrollit, ndërsa lindja cezariane është kryer në 10% të grupit LSG dhe në 20 % të grupit të kontrollit (të gjitha dallimet e përmendura ishin statistikisht të rëndësishme).
Nga ana tjetër, 14.3% e grave që i ishin nënshtruar LSG-së, kishin një fëmijë SGA, krahasuar me 4,2% të kontrolleve, ndërsa nivelet e peshës së ulët të lindjes në të dyja grupet ishin 12.6% dhe 4.2%; të dyja dallimet ishin gjithashtu statistikisht të rëndësishme në këtë rast. Niveli mesatar i hemoglobinës, si në fillim të shtatzënisë, ashtu edhe në lindje, ishte më i ulët në grupin pas LSG, krahasuar me kontrollet.
"Ndërsa të dhënat e fëmijëve me peshë të ulët të lindjes janë në përputhje me studimet e mëparshme që kanë shqyrtuar lindjen te gratë që i janë nënshtruar bypass-it gastrik, kjo hedh dyshime në besimin se rreziku i vënë re për rritjen e dëmtuar të fetusit, ndodh për shkak të keq përthithjes. Tashmë mendohet se mund të ketë edhe faktorë të tjerë të përfshirë në këtë problem", përfundojnë autorët.
Obstet Gynecol. 2018. doi: 10.1097/AOG.0000000000002481
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29420411