Gjinekologji

pri102019

Gratë që i nënshtrohen fekondimit in vitro, kanë më shumë komplikacione në shtatzëni

Sipas një kërkimi të publikuar në "Canadian Medical Association Journal", gratë që i nënshtrohen fekondimit in vitro janë më të prirura për të patur komplikacione të rënda gjatë shtatzënisë, si hemorragjia e rëndë postpartum, shtrimi në terapi intensive dhe sepsis.
"Kemi zbuluar se gratë që janë trajtuar për infertilitet, veçanërisht ato që kanë bërë fekondim artificial, kishin rreth 40% më shumë mundësi që të paraqisnin një komplikacion në shtatzëni, në krahasim me gratë që kanë mbetur shtatzënë pa asnjë trajtim", thotë autorja kryesore Natalie Dayan (Universiteti MecGill, në Montreal, Kanada).

"Megjithatë, është e rëndësishme të kemi parasysh se numri absolut i grave që zhvillojnë këto komplikacione mbetet mjaft i reduktuar, që nënkupton se për pjesën më të madhe të grave që nuk mund të mbeten shtatzënë në mënyrë natyrale, ky trajtim është një metodë shumë e sigurt dhe efikase për të mbetur shtatzënë dhe për të pasur një fëmijë", vijon autorja. Për të vlerësuar nevoja të veçanta të ndjekjes pas një procedure të tillë, kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat që lidhen me 813.719 të lindur të gjallë dhe të vdekur në spitalet e Ontarios në periudhën 2006-2012. Pra, kanë identifikuar 11.546 gra që nuk kanë mbetur shtatzënë pas një trajtimi për infertilitetin dhe i kanë krahasuar me 47.553 gra me karakteristika të ngjashme, që kanë mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale. Analiza ka treguar se është verifikuar një event i rëndë në sëmundshmërinë materne në 30,8 nga 1.000 shtatzëni për gratë që kanë përdorur fekondimin in vitro (por jo trajtimet e tjera për infertilitetin) dhe 22,2, nga 1.000 shtatzëni natyrale. Autorët nënvizojnë se trajtimi për infertilitet bëhet shpesh nga gra në moshë të madhe dhe mund të ketë si efekt anësor një shtatzëni të shumëfishtë, ndaj duke pasur këta dy faktorë risku për shtatzëninë, do të jetë e nevojshme të sqarojmë nëse ka komponentë specifikë të trajtimit, që përkeqësojnë shëndetin e nënës apo nëse risku më i madh i komplikacioneve vjen nga gjendja fillestare e grave që zgjedhin fekondimin in vitro.

"Megjithatë, studimi aktual sugjeron një risk të vogël shtesë që vjen nga vetë trajtimi. Shpresojmë që në të ardhmen, të promovohen kërkime të mëtejshme dhe më të thelluara", përfundojnë autorët.


CMAJ. 2019. doi: 10.1503/cmaj.181124
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30718336


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>