tet212019
Çrregullimet hormonale te gratë: ushqyerja, mikrobioma intestinale dhe stili i jetës
Te gratë mund të vendoset një çekuilibër hormonal në favor të estrogjenit. Në këtë aspekt, luajnë një rol të rëndësishëm ushqimi, mënyra e jetesës dhe shëndeti i mirë intestinal...
Estrogjenet janë hormone me role të ndryshme: rregullojnë seksualitetin, nivelet e kolesterolit dhe përgjigjen imunitare të organizmit. Ato janë të pranishme në tre forma: estradiol, estron dhe estriol. Ky i fundit është forma që ushtron një rol mbrojtës; dy të parat janë format përgjegjëse për efekte të kundërta, siç është për shembull shtimi në peshë, por edhe zhvillimi i disa formave tumorale.
Ato metabolizohen nga mëlçia dhe nxirren jashtë përmes feçeve dhe urinës, ndërsa transformimi i njërës formë në tjetrën, ndodh në nivelin intestinal. Kjo është një e dhënë e rëndësishme, pasi pikërisht në nivel të këtyre organeve mund të luajë ekuilibri i metabolizmit të tyre. Një mbizotërim estrogjenik, domethënë kushti në të cilin vendoset një çrregullim hormonal në favor të estrogjeneve, mund të vendoset për arsye të ndryshme:
- për shkak të paaftësisë së progesteronit për të kontrastuar nivelet e estrogjeneve, që duhet të ulen pikërisht për shkak të ndërhyrjes së tij, pas ovulimit.
- për shkak të një alterimi metabolik, që është pasojë e funksionit jo të mirë hepatik dhe e problemeve intestinale (tipik është kapsllëku kronik) të shkaktuara nga një dietë e papërshtatshme ose nga mungesat ushqimore.
Bakteret intestinale shtojnë rrezikun për tumor të gjirit
Studimet e fundit në këtë fushë, kanë evidentuar përfshirjen e disa familjeve bakteriale intestinale (që në tërësi quhen estroboloma), që do të ishin në gjendje të modelonin qarkullimin enteropatik të estrogjeneve dhe do të ndikonin nivelet e estrogjeneve që qarkullojnë dhe që ekskretohen.
Për këtë, është folur në një rishikim në vitin 2016, në të cilin është diskutuar se si mikrobioma intestinale dhe në veçanti një "estrobolomë", domethënë agregati i gjeneve bakteriale enterike në gjendje për të metabolizuar estrogjenet, mund të ndikojë në rrezikun e grave për të zhvilluar karcinomë mamare pozitive ndaj receptorit të estrogjeneve postmenopauzale.
Këto baktere, në fakt, prodhojnë një enzimë (beta-glucuronidase) që çkombinon estrogjenet, duke i transformuar ato në një formë aktive që rregullon proceset estrogjeno-vartëse. Në rastet e disbiozës intestinale, alterimi i aktivitetit të beta-glucuronidases mund të gjenerojë një mungesë apo tepri të estrogjeneve të lira, që mund të nxitin patologjitë e lidhura me to.
Ndërkohë që studime të tjera janë të nevojshme për të sqaruar mekanizmat, speciet bakteriale të përfshira dhe ndërhyrjet e mundshme, është e qartë se sa i rëndësishëm është një stil jete që ruan funksionalitetin e mëlçisë dhe të intestinit.
Hapa thelbësorë janë kontrollimi i stresit, adoptimi i një stili jete aktive dhe ushqyerja e duhur në favor të ushqimeve që stimulojnë funksionalitetin hepatik dhe intestinal. Duhet evituar alkooli e kafeja dhe duhet përkrahur një ushqyerje e pasur me jeshillëqe siç janë ato krucifere (lulelakra, lakra, lakra e brukselit, brokoli etj.) dhe bishtajore (duke preferuar lupinet dhe thjerrëzat, përkundër sojës, që përmban substanca të cilat imitojnë efektet e estrogjeneve).
Mund të ndihmojë edhe konsumimi i salmonit dhe i peshkut të kaltër, por edhe farat e lirit, të diellit dhe shega (fara e kësaj të fundit përmban 17-alfa-estradiol, përbërës specifik i estrogjenit të prodhuar nga organizmi, që vepron si modulues përzgjedhës i receptorit të estrogjeneve, për shkak të të cilit, qeliza, në praninë e saj nuk merr sinjale të estrogjeneve. Së fundi, gjembi i gomarit, kurkuma, angjinaret, radhiqja dhe të gjithë substancat që stimulojnë metabolizmin dhe eliminimin e këtyre hormoneve në nivel hepatik.
Francesca De Vecchi
Burimet:
The Intestinal Microbiome and Estrogen Receptor-Positive Female Breast Cancer. J Natl Cancer Inst.2016 Apr 22;108(8)