Gjinekologji

nën202019

Hepatiti B. Skrinimi vazhdon të rekomandohet në shtatzëni. Përditësohen udhëzimet SHBA

Task Forca Amerikane e Parandalimit (USPSTF) vazhdon të rekomandojë skrinimin për infeksionin nga hepatiti B (HBV) te gratë shtatzëna, në vizitën e tyre të parë prenatale, në një përditësim të indikacioneve të saj të vitit 2009, të publikuar në "JAMA".

"Skrinimi për infeksionin HBV gjatë shtatzënisë identifikon gratë, fëmijët e të cilave janë në rrezik për transmetim perinatal. Të dhënat nga një kampion përfaqësues kombëtar treguan një mbizotërim të infeksionit HBV matern prej 85.8 rastesh për 100,000 pjesë nga viti 1998 në 2011-tën, që është në rritje të vazhdueshme", shpjegon Douglas Ovvens (Universiteti i Stanfordit), autor korrespondent i studimit. Fëmijët e infektuar me HBV gjatë fëmijërisë kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë infeksion kronik, i cili shkakton një rritje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë afatgjatë, duke i predispozuar njerëzit e infektuar për cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Për të vlerësuar situatën, USPSTF-ja ka urdhëruar një vlerësim të provave të mundshme të reja që mund të çojnë në ndryshimin e rekomandimit të mëparshëm. Në veçanti, rishikimi u përqendrua në efikasitetin dhe në dëmin e mundshëm të skrinimit dhe të menaxhimit të rasteve, për të parandaluar transmetimin perinatal. Organizata kishte gjetur më parë prova të mjaftueshme për të përcaktuar se testet serologjike për antigjenin sipërfaqësor të hepatitit B ishin mjaft të sakta në  identifikimin e infeksionit HBV.

Sipas dokumentit, ndërhyrjet e vëna në zbatim për parandalimin e transmetimit perinatal janë efektive dhe ka prova që me kalimin e kohës, ky transmetim vertikal ka rënë, me një përfitim për shëndetin global. Bazuar në këto rezultate, USPSTF-ja përsërit përfundimin e mëparshëm dhe i konsideron provat bindëse për të deklaruar se depistimi për infeksionin HBV në shtatzëni ofron përfitime thelbësore.
Në një editorial shoqërues, Neil Silverman (Universiteti i Kalifornisë), bie dakord mbi rëndësinë e skrinimit prenatal, si pjesë përbërëse e ndërprerjes së transmetimit perinatal. Por, sipas ekspertit, ky nuk është i vetmi fakt pozitiv që rrjedh nga ekzaminimi. Në fakt, respektimi i këtij rekomandimi jep mundësi edhe për parandalimin më të mirë të sëmundjeve afatgjata te gratë e prekura nga HBV-ja.


JAMA 2019. doi: 10.1001/jama.2019.9365
https://dx.doi.org/10.1001/jama.2019.9365

JAMA 2019. doi: 10.1001/jama.2019.8252
https://dx.doi.org/10.1001/jama.2019.8252


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>