Gjinekologji

shk252020

Antitiroidikët në shtatzëni. Raporti i ri i qëndrimit të shoqatave shkencore

Së fundi, është publikuar një raport qëndrimi që ka të bëjë me përdorimin e barnave antitiroide në shtatzëni. Punimi, që ka si autorë, emra të shoqatave të rëndësishme shkencore italiane, si SIE (Shoqata Italiane e Endokrinologjisë), AIT (Shoqata Italiane e Tiroides) e SIGO (Shoqata Italiane e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës), përfaqëson një shqyrtim të literaturës, me rekomandime përfundimtare që kanë të bëjnë me përdorimin e barnave methimazole (MMI) dhe propylthiouracil (PTU) te pacientja shtatzënë me hipertiroidizëm, shpjegon Roberto Negro (Spitali Fazzi, Leçe). "Nga rishikimi i literaturës, thotë endokrinologu, mund të dalin disa të reja thelbësore:

1) Lidhja midis keqformimeve kongjenitale dhe përdorimit të antiroidikëve është i rrallë; kjo shpjegon të dhënat kontradiktore të literaturës, të cilat sipas rasteve, e konfirmuan ose e mohuan këtë lidhje;
2) Disa studime sugjerojnë që është hipertiroidizmi në vetvete dhe jo përdorimi i antitiroidikëve, i lidhur me keqformime kongjenitale;
3) keqformimet që lidhen me përdorimin e PTU janë më së shumti të veçuara dhe më pak serioze, sesa ato që lidhen me përdorimin e MMI, të cilat zakonisht janë të ndryshme dhe bashkëjetuese, duke shkaktuar të ashtuquajturën embrionopati nga MMI-ja. Përmendet gjithashtu një ndërlikim i mundshëm dhe i rrallë që lidhet me përdorimin e MMI-ve, pankreatiti, për të cilin janë raportuar 7 raste që nga viti 1999, ashtu si edhe insuficienca akute e mëlçisë, e lidhur me përdorimin e PTU, e cila në Shtetet e Bashkuara është përgjegjëse për 3 transplantime të mëlçisë në vit".

Raporti i qëndrimit konfirmon rekomandimet e bëra tashmë nga udhëzimet përkatëse ATA dhe ETA (Alexander EK, et al. Thyroid 2017) dhe, Negro saktëson, në veçanti "mundësinë për të kufizuar përdorimin e PTU vetëm në tremujorin e parë të shtatzënisë, duke përdorur dozën minimale të antitiroidikëve në gjendje për ta mbajtur FT4 rreth kufijve të lartë të normës (pa synuar normalizimin e TSH)". Një mesazh i mëtejshëm "dhe mbase më i rëndësishmi, i cili meriton të nënvizohet, është se terapia me antitiroidikë në shtatzëni duhet të rezervohet për paciente "simptomatike, me hipertiroidizëm të moderuar/të rëndë". Edhe pse vlerat e FT4 mbi të cilat hipertiroidizmi konsiderohet se është i moderuar/i rëndë nuk tregohen (dhe nuk do të ishte e mundur të bëhej), megjithatë është e dobishme të përcillet mesazhi se nuk është as e dobishme dhe as e domosdoshme të trajtohen format e buta të hipertiroidizmit veçanërisht në tremujorin e parë. Këto forma, që janë më të shpeshtat, zakonisht përmirësohen spontanisht gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë", përfundon specialisti.


J Endocrinol Invest 2020, 43: 257-65. doi:10.1007/s40618-019-01148-w
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/31784912


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>