Gjinekologji

jan122021

Faktorët që shtojnë rrezikun për ovariektomi në rastet me torsion ovarik

Cilët faktorë e shtojnë rrezikun për ovariektomi gjatë ndërhyrjes për torsion ovarik? Për t'iu përgjigjur pyetjes, studiuesit e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Bostonit (BUSM) zhvilluan një studim retrospektiv që është botuar së fundmi në "Journal of Gynecologic Surgery".

"Torsioni i vezoreve, shpesh duke shkaktuar dhimbje të forta dhe simptoma të tjera ishemike, mund të ndodhë në çdo moshë dhe është përgjegjës për pothuajse 3% të urgjencave gjinekologjike. Një ovariektomi kryhet kur ekziston shqetësimi se vezorja e përdredhur është nekrotike, bazuar në ngjyrën e saj të errët, por disa studime tregojnë se aftësia e një kirurgu për të përcaktuar nekrozën bazuar në pamjen e jashtme është e pasaktë", shpjegon bashkautorja VVendy Kuohung, endokrinologe e riprodhimit në Qendrën Mjekësore të Bostonit dhe profesore e asociuar i obstetrikës dhe gjinekologjisë në BUSM, e cila së bashku me kolegët analizuan një grup multietnik grash të shtruara për torsion ovarik gjatë katër viteve e gjysmë në Qendrën Mjekësore të Bostonit, një spital në rrjetin shëndetësor të qytetit.

"Gratë me më shumë se një fëmijë dhe në moshë të përparuar, dimensionet më të mëdha ovarike në imazheri, laparotomia dhe prania e një gjinekologu onkolog si mjek operator ishin të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me një mundësi më të madhe për ovariektomi. Nga ana tjetër, ndryshe nga studimet e mëparshme, përkatësia etnike nuk e rriti rrezikun", shkruajnë autorët. Por jo vetëm kaq: nga të dhënat e mbledhura del se vetëm një e katërta e vezoreve të hequra ishin nekrotike, në marrëveshje me studime të tjera, sipas të cilave funksioni i vezoreve mund të ruhej në 88-100% të rasteve të torsionit.
"Kjo sugjeron që aftësia për të diagnostikuar nekrozën dhe për të kryer një ovariektomi bazuar në pamjen e vezores është e dobët", vazhdon Kuohungu, duke theksuar nevojën për të shtuar midis kirurgëve gjinekologjikë ndërgjegjësimin se ruajtja e vezoreve te gratë në menopauzë është një mundësi për t'u marrë në konsideratë. "Kuptimi i faktorëve klinikë të lidhur me mundësi më të mëdha për ovariektomi në rastet e torsionit ovarik, mund të ndihmojë në pakësimin e ovariektomive të panevojshme, duke përmirësuar fertilitetin dhe gjendjen shëndetësore te gratë para menopauzës", përfundojnë autorët.


J Gynecol Surg 2020. Doi: 10.1089/gyn.2020.0087
https://doi.org/10.1089/gyn.2020.0087


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>