Gjinekologji

jan122022

Organoidet monoklonale hapin rrugën për barna më efektive kundër kancerit ovarian

Nga eksperimentet mbi organoidet monoklonale të kancerit ovarian, kulturat tredimensionale të marra në laborator nga qelizat e veçuara, izoluar nga ascitet e grumbulluara në bark në fazën metastatike të sëmundjes, del se në përgjigjen ndaj barnave ka dallime të forta midis qelizave metastatike të së njëjtës paciente, si dhe midis atyre të pacienteve të ndryshme.

Rezultatet e studimit, të mbështetur nga Fondacioni AIRC, sapo janë publikuar në revistën Cell Death and Differentiation. "Ne kemi zbuluar një metodë të re për të izoluar dhe rritur në tre dimensione, qelizat e vetme të marra nga ascitet metastatike të pacienteve me kancer ovarian, duke zhvilluar organoidet e para klonale", shpjegon Giuseppe Testa, drejtor i laboratorit epigjenetik të qelizave staminale dhe profesor i biologjisë molekulare në universitetin shtetëror të Milanos, duke deklaruar se studimi i një kloni të vetëm zbuloi se qelizat metastatike të të njëjtit pacient janë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe se ky diversitet është çelësi për gjetjen e barnave efektive kundër përhapjes së sëmundjes. "Një nga arsyet pse barnat aktualisht kanë efikasitet të kufizuar, është edhe mungesa e modeleve eksperimentale që na lejojnë të analizojmë, qelizë për qelizë, aspektet përkatëse të sëmundjes nga pikëpamja fiziopatologjike, siç është potenciali metastatik", shpjegon Emanuele Villa dhe Bianca Barzaghi, studiuese nga Instituti Europian i Onkologjisë (IEO), autori i parë dhe i dytë i artikullit.

Bashkautori Pietro Lo Riso, gjithashtu, studiues në IEO, shton: "Organoidet në tre dimensione janë një mjet i aftë për të riprodhuar karakteristikat e spikatura të indit, ose organit të origjinës dhe për të zhvilluar në laborator nënpopullime të qelizave që reflektojnë kompleksitetin origjinal të vendit nga i cili rrjedhin, in vivo. Për kancerin ovarian, organoidet që rrjedhin nga ascitet metastatike të pacienteve ishin përshkruar tashmë, por natyra e tyre poliklonale nuk lejonte një analizë molekulare të qelizave të veçuara për të identifikuar potencialin e tyre metastatik. Ne kemi qenë në gjendje për herë të parë të izolonim dhe përhapnim organoidet nga qelizat e veçuara, gjë që na lejoi të bënim dallimin mes qelizave që janë të ndjeshme dhe rezistente ndaj trajtimit me kimioterapi.


Cell Death and Differentiation 2021. Doi: 10.1038/s41418-021-00878-w
https://doi.org/10.1038/s41418-021-00878-w


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>