Gjinekologji

jan282022

Çrregullimi i stresit post traumatik: Nëse bie estradioli, shtohen simptomat

Te gratë që kanë përjetuar trauma, simptomat e çrregullimit të stresit post traumatik (PTSD) ndryshojnë gjatë gjithë ciklit riprodhues. Konkretisht, simptoma më të mëdha do të kishte në ditët e para të ciklit menstrual, kur nivelet e estradiolit janë të ulëta, ndërsa duket se gjenden më pak pranë ovulacionit, pra, kur ka nivele të larta të hormonit. Këto janë rezultatet që dolën nga një studim i botuar në Psychological Trauma: Theory, Research, Practice and Policy dhe për studiuesit, këto rezultate mund të kenë implikime në vlerësimin e PTSD-së.

Faza e ciklit menstrual në të cilën ndodhet gruaja, në fakt, mund të ndikojë në diagnostikimin e çrregullimit. Më parë, nivelet e ulëta të estradiolit janë lidhur me stres më të madh, ankth dhe frikë dhe periudhat e ciklit me nivele të ulëta të hormonit janë lidhur me aktivizim më të madh të zonave limbike të trurit (të lidhura me emocionet) dhe me aktivizim më të vogël të korteksit paraballor kur shikohen përmbajtje emocionale. Qëllimi i studimit të ri ishte të testonte lidhjen midis ndryshimeve të estradiolit, të lidhura me ciklin menstrual, reagimin ndaj stresit dhe simptomat e të lidhura me traumën. Për ta bërë këtë, Jenna Rieder, nga Universiteti Thomas Jefferson në Filadelfia dhe bashkëpunëtorët, ekzaminuan nivelet e estradiolit në pështymën e 40 grave të moshave 18-33 vjeç që kishin përjetuar një ngjarje traumatike, të cilave iu kërkua të përshkruanin traumën dhe simptomat PTSD të muajit të kaluar. Kështu, nivelet më të ulëta të estradiolit u shoqëruan me ashpërsi më të madhe të simptomave. Më pas u pa se, me nivele të ulëta të estradiolit, gratë kishin gjithashtu nivele të ulëta të kortizolit, një hormon i lidhur me një përgjigje të ngadaltë dhe të qëndrueshme ndaj stresit dhe nivele të larta të alfa-amilazës salivare, enzimë e lidhur me një përgjigje të përcaktuar "lufto ose ik" (fight or flight).

"Në një sistem të shëndetshëm ne duam një përgjigje të moderuar dhe të koordinuar nga të dy këta bioshënjues", shpjegoi Riederi. Më pas, pjesëmarrësit iu përgjigjën 5 pyetësorëve ditorë për 10 ditë, të cilët matnin se si ndiheshin në çdo pikë të ciklit dhe plotësonin një listë të simptomave të PTSD-së çdo mbrëmje. Gjatë ditëve me nivele të ulëta të estradiolit, gratë shfaqën ndryshueshmëri më të madhe në përditshmëri dhe raportuan simptoma më të rënda. Sipas Riederit, të kuptuarit se si cikli menstrual ndikon në simptomat e PTSD-së, që është studiuar për një kohë të gjatë veçanërisht te meshkujt, mund të jetë i dobishëm për mjekët dhe pacientët.


Psychological Trauma: Theory, Research, Practice, and Policy 2021. Doi: 10.1037/tra0001113.
https://doi.org/10.1037/tra0001113


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>