Gjinekologji

dhj72023

Vaksinimi anti Covid-19 i nënës në periudhën prenatale redukton rrezikun e infektimit nga varianti Omicron

Një studim i publikuar në JAMA Network Open vlerëson një efikasitet 42% te të porsalindurit, nëse nëna është vaksinuar kundër SARS-COV-2. Gjithashtu, është vënë re rrezik më i ulët i infeksionit neonatal kur vaksina është kryer gjatë shtatzënisë.

"Studimi ka përfshirë një grup fëmijësh të lindur pas më shumë se 32 javësh shtatzënie, duke filluar nga data e lindjes e deri në 6 muaj. Nga 21609 fëmijë, 7292 (33,7%) prej tyre kishin të paktën 1 prind të infektuar me SARS-CoV-2 përpara se të mbushnin 7 muaj", sqaron autorja Orlanda Goh e Departamentit të Mjekësisë Interne në Spitalin e Përgjithshëm të Singaporit, duke shpjeguar se studimet e zhvilluara deri më tani janë përqendruar në kryerjen e vaksinës anticovid gjatë shtatzënisë, ndërkohë që ka shumë pak informacione mbi të porsalindurit nga nënat e vaksinuara edhe me dozën e tretë gjatë periudhës së shtatzënisë. 

Për t'u qartësuar, autorët kanë dashur të verifikojnë nëse vaksinimi i nënave me një vaksinë mARN lidhej me një rrezik të ulët të varianteve të Omicron, duke përfshirë variantin XBB te fëmijët deri në 6 muajsh. Ata kanë bërë lidhjen midis kohës së vaksinimit para apo gjatë shtatzënisë dhe rrezikut të infektimit të të porsalindurve nga SARS-CoV-2. Për këtë qëllim, kanë zhvilluar një studim kohorte retrospektiv nga data 1 janar 2022, deri më 30 shtator 2022. Nga 7292 të porsalindur të përfshirë, 7120 (97.6%) prej tyre kanë nëna të vaksinuara 14 ditë para lindjes dhe 1272 (17.4%) janë infektuar gjatë studimit. Efikasiteti i vlerësuar i vaksinës është 41.5% te të lindurit nga nëna të vaksinuara gjatë shtatzënisë. Nga ana tjetër, të porsalindurit, nënat e të cilëve janë vaksinuar para shtatzënisë, nuk kanë pasur një rrezik të ulët infektimi, i cili u konstatua vetëm te nënat plotësisht të vaksinuara me dozën e tretë në periudhën prenatale.

"Këto rezultate sugjerojnë se vaksinimi me vaksinën mARN gjatë shtatzënisë mund të jetë i dobishëm për reduktimin e rrezikut të infektimit të të porsalindurve me SARS-CoV-2", përfundon Goh.

JAMA Network Open 2023. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2023.42475
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2023.42475

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>