Mjekësi e përgjithshme

qer242014

Parkinsoni: përdorimi long-term i levodopës ende i suksesshëm

Trajtimi fillestar i Parkinsonit me "të vjetrën" levodopa mund të jap rezultate më të mira dhe afatgjata në lidhje me lëvizshmërinë dhe cilësinë e jetës. Kjo rrjedh nga rezultatet e studimit PD Med - më i madhi i kryer deri më tani mbi trajtimin e kësaj sëmundjeje - botuar në revistën Lancet.
"Studimet e mëparshme përfshinin pak pacientë dhe i ndiqnin për një kohë të shkurtër dhe gjithashtu ato vlerësonin simptomat motorike dhe jo raportimet e vetë pacientëve mbi ndikimin e barnave në cilësinë e jetës," shprehet Richard Gray i universitetit të Oxfordit dhe shkruesi kryesor i artikullit, duke na shpjeguar se pikërisht këto janë arsyet bazë pse ka ende paqartësi në përzgjedhjen e terapisë fillestare. Si shpjegojnë autorët, studimi i randomizuar ka përfshirë 1620 pacientë që diagnostikoheshin për herë të parë më parkinson dhe i ka ndjekur ata në dinamikë. Pacientët u ndanë në tre grupe: 528 u trajtuan me levodopa, 632 me antagonistë të dopaminës dhe 460 me inhibitorë të monoamin-oksidazës tip B (IMAO). Qëllimi ishte të përcaktohet se cili mjekim është më i miri për të nisur trajtimin dhe cili çonte në një kontroll më efektiv dhe afatgjatë të simptomave dhe të cilësisë së jetës. Levodopa është e përdorur gjerësisht në trajtimin e sëmundjes Parkinson, por mund të ndodhë që pas përdorimit të zgjatur të shfaqen spazma të pavullnetshme të muskujve si dhe çrregullime motorrike," shpjegojnë studiuesit e PD Med Collaborative Group, autorë të studimit të cilët më pas shtojnë: "këto efekte këto efekte janë më pak të shpeshta kur përdoren barna të reja, antagonistët e dopaminës dhe IMAO, por që janë të lidhur me efekte të tjera anësore të tilla si të përziera, halluçinacione, edema, dhe çrregullime të gjumit." Dhe në fund të kontrolleve të kryera mbi motorrikën e pacientëve, kualitetin e jetës dhe mbi shpenzimet që duhet të bënin pacientët për përdorimin e secilit bar, Grey dhe kolegët arritën në përfundimin se bari më i vjetër, levodopa, mbetet zgjedhja më e mirë për të nisur ndonëse dallimet e vërejtura janë shumë të lehta. "PD Med ofron të dhëna qetësuese për mjekët dhe pacientët duke demonstruar se të gjitha dyshimet që çuan në një fobi të vërtetë ndaj levodopës janë të pabaza", komentoi në një editorial Anthony Lang dhe Connie Marras të Toronto Ëestern Hospital, në Kanada. 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>