News

qer122014

Mosbesimi tek të tjerët çon në demencë?

Personat me nivel të lartë mosbesimi në lidhje me të tjerët rrezikojnë më shumë të zhvillojnë demencën, të paktën duke gjykuar konkluzionet e një studimi të publikuar tek Neurology. "Sipas hulumtimeve të mëparshme kush është i bindur se motivimet e të tjerëve janë egoizmi dhe vet-interesi personal ka një frekuencë më të madhe sëmundjesh kardiake, por ky është vetwm studimi i parë midis mosbesimit tek të tjerët dhe demencës" shpjegon Anna-Maria Tolppanen, studiuese në universitetin e Finlandës orientale në Kuopio dhe bashkëautore e artikullit, duke theksuar se rezultatet e marra janë një tregues më shumë, se vizioni personal i jetës mund të ketë një impakt mbi shëndetin mendor, duke siguruar njohuri të rëndësishme se si të pakësohet rreziku i demencës. Për të mbërritur tek konkluzionet e tyre studiuesit i kanë i bërë 1449 personave me moshë mesatare 71 vjec një test për demencën në fillim dhe në fund të studimit, dhe një pyetsor për të matur nivelin e mosbesimit. "Pyetsori ka treguar se është i besueshëm, dhe pikët e marra ishin të qëndrueshme në kohë", rithekson studiuesja, duke shpjeguar se të intervistuarit duhet të përgjigjeshin nëse ishin dakord ose jo me pohime si: «Besoj se pjesa më e madhe e  personave gënjen për të pasur sukses», ose  «Është më mirë mos i besosh askujt» dhe përsëri «Pjesa më e madhe e personave nuk ngurron të gënjejë vetëm për të nxjerrë avantazhe nga rrethanat». Mbi bazën e  pikëve të marrë pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe: nivel i ulët, i moderuar ose i lartë mosbesimi tek të tjerët; dhe gjatë periudhës së vëzhgimit që zgjati rreth 10 vjet 361 pjesëmarrës vdiqën, por 46 zhvilluan demencë. "E pra, duke përmirësuar rezultatet për faktorë si hipertensioni, hiperkolesterolemia dhe duhanpirja, personat me nivel të lartë mosbesimi kishin mundësi të zhvillonin demencë tre herë më shumë nga personat me besim ndaj tjetrit" përfundon Tolppanen.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>