Mjekësi e përgjithshme

shk242016

Alarmi i gastroenterologëve italianë, vdekshmëri e dyfishtë nga shtrimet e papërshtatshme në spital

tags: Studim

Kohë më e gjatë e qëndrimit në spital, shpenzim i parave publike dhe ç'është më e rëndësishmja risk për shëndetin e pacientëve, janë pasoja të faktit se në spitalet italiane vetëm 7.4% e pacientëve me sëmundje të aparatit tretës kurohen nga një gastroenterolog.
Alarmin e jep kërkimi i zhvilluar nga Shoqata e gastroenterologëve dhe endoskopistëve spitalorë (Aigo) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në Itali, që ka analizuar për herë të parë më shumë se 4.800.000 raste pacientësh të shtruar në spitalet italiane në periudhën 2010 - 2014. Në raportin e shoqatës evidentohet se si jashtë reparteve të gastroenterologjisë, vdekshmëria brenda spitalit për sëmundjet e aparatit tretës është dyfishuar nga 2.2% duke arritur në një mesatare prej 4.1%. 

Në qendër të kërkimeve është verifikimi i përshtatshmërisë së shtrimeve në spital dhe të kurave të marra. Por alarmi i gastroenterologëve lind pikërisht nga konstatimi se pacientët e shtruar për sëmundje të aparatit tretës në repartin "e gabuar" përfaqësojnë përqindjen më të madhe: 49.8% u kurua në një njësi të kirurgjisë, 23.9% në një të mjekësisë, 5% në pediatri dhe 13.6% në një njësi të tjera operative.
"Shtrimi i pacientëve jashtë gastroenterologjisë, - nënvizon Antonio Balzano, president i Aigo, është shkak i një papërshtatshmërie të madhe me kurat, aq sa 40% e pacientëve të shtruar në kirurgji për sëmundje të aparatit tretës  nuk merr kura kirurgjike siç do të ishte e logjikshme, por mjekësore sepse në realitet ka nevojë për këto të fundit". Pra meqë 40% e shtretërve në kirurgji përdoret për të administruar kura mjekësore gastroenterologjike, të orientohen këta shtretër te gastroenterologjia duke u kthyer në një njësi nëndimensionale.   

Në Itali ushtrojnë profesionin 1.425 gastroenterologë dhe endoskopistë dhe ka një total prej 2.062 shtretërish me një mesatare prej 3.4 shtretër në gastroenetrologji për çdo 100.000 banorë. Kjo e dhënë e fundit është megjithatë ende pamjaftueshme. Gjithashtu në rajone të ndryshme situata është thellësisht jo homogjene, ka rajone ku numri i shtretërve për gastroenterologjinë është shumë poshtë një kufiri të tillë, siç ndodh në Abruco (me 1.3 shtretër) dhe në Siçili (me 1.2)./D.GJ.


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>