sht52017
Alergjia ushqimore, dokument i ri miratimi nga pediatrit amerikanë
Ekspertët e National Academies of Sciences, Engineering and Medicine, të koordinuar nga Scott Sicherer kanë firmosur një dokument mbi alergjinë ushqimore të sapo publikuar në Pediatrics. "Ajo që kemi dashur të bëjmë në këtë artikull është identifikimi i disa pikave kritike me interes pediatrik", shprehet autori, profesor i pediatrisë, alergjisë dhe imunologjisë në Icahn School of medicine Mount Sinai në New York, duke nënvizuar se ndër momentet më domethënëse është ai diagnostikues që lidhet pjesërisht me testet ushqimore. "Është gabim t'i atribuojmë shumë rëndësi një rezultati pozitiv të përftuar me testet kutane ose dozimit të serumit të IgE specifik", shkruajnë ekspertët duke shpjeguar se këto teste tregojnë praninë e imunoglobulinave anormale, pikërisht të IgE, drejtuar kundër alergjenëve specifikë ushqimorë, por të vetëm nuk mjaftojnë për diagnozën. "Anamneza është thelbësore dhe alergjia ushqimore duhet të merret në konsideratë në prani të simptomave në pak minuta apo pas ndonjë ore nga konsumimi i ushqimeve të caktuara, sidomos në disa raste", vijon autori duke saktësuar se në shumicën e rasteve një alergji ushqimore mund të diagnostikohet kur në të njëjtin pacient ka disa simptoma dhe pozitivitet të testeve hematike apo kutane. Por përveç diagnozës një aspekt tjetër i rëndësishëm që shfaqet nga dokumenti është terapia, sidomos përdorimi i adrenalinës në anafilaksi.
"Aktualisht trajtimi është përdorur më pak, gjë që kushtëzon negativisht prognozën e pacientit me shok anafilaktik: nëse përdoret menjëherë epinefrina redukton hospitalizimin dhe mundësisht edhe vdekshmërinë", afirmojnë kërkuesit, duke saktësuar megjithatë se auto-injektuesit aktualisht në treg janë të disponueshëm vetëm me doza prej 0,15 dhe 0,30 mg, shumë të larta për të porsalindurit. "Do të ishte e dobishme që të zhvillonim dhe një auto-injektues me 0,075 mg që të përdorej te fëmijët e vegjël", shpjegon Sicherer. Më pas përmbyll: "Prevalenca e alergjisë ushqimore shfaqet në rritje sidomos te fëmijët dhe dokumenti në National Academies evidenton shumë aspekte praktike që mund t'i shërbejnë pediatrëve për ta diagnostikuar dhe kuruar më mirë".
Pediatrics. 2017. doi: 10.1542/peds.2017-0194
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28739655