kor302018
Fëmijët me alergji të mëparshme duhet të kontrollohen për ezofagit eozinofil
Fëmijët me alergji të lëkurës, ushqimore dhe të frymëmarrjes, duhet t'u nënshtrohen kontrolleve në lidhje me një alergji emergjente, të quajtur ezofagit eozinofil (EoE). Ja, cilat janë rezultatet e një studimi të publikuar në "Journal of Allergy and Clinical Immunology", koordinuar nga David Hill (alergolog në Spitalin Fëmijëve në Filadelfia CHOP).
"EoE-ja duhet të marrë në konsideratë një përbërës të të ashtuquajturit marzh alergjik, shfaqjen e mëtejshme të një sërë alergjish gjatë fëmijërisë, te fëmijët e predispozuar për të qenë alergjikë", thotë kërkuesi, duke shpjeguar se ndryshe nga alergjitë ushqimore klasike potencialisht të rrezikshme për jetën, siç është ajo nga kikirikët, EoE-ja paraqet vdekshmëri të ulët, morbiditet të lartë dhe simptoma të tilla si: një fillim i ngadaltë, dhimbje në gëlltitje, refluks dhe dhimbje stomaku.
Që të dy tipat e alergjive shpërthejnë për shkak të ushqimeve specifike, por shkaktari i EoE-së mund të mos jetë i qartë dhe një fëmije mund t'i duhet të ndjekë një dietë të kufizuar deri kur mjeku të jetë të gjendje të përcaktojë se cili është ushqimi që shkakton alergjinë", ka shtuar eksperti. Për të verifikuar shfaqjen dhe përparimin e sëmundjeve të mundshme alergjike, Hilli dhe kolegët kanë shqyrtuar një kohorte prej më shumë se 130.000 pacientësh pediatrikë të ndjekur nga lindja, në adoleshencë. Duke zbuluar se përparimi tipik i marzhit alergjik fillon në fëmijëri me një alergji lëkure, si një dermatit atopik, i ndjekur nga një alergji ushqimore, pastaj nga një alergji respiratore, siç është astma.
"Ky studim është i pari që sugjeron se EoE-ja mund të jetë një përbërës i marzhit alergjik: nëse një fëmijë ka tre alergji të ndryshme nga EoE-ja, rreziku i tij për të zhvilluar EoE krahasuar me fëmijët pa alergji të mëparshme dhe 9 herë më të madhe", shkruajnë kërkuesit, duke shpjeguar se, duke patur parasysh këto rezultate, pediatrët duhet të shtojnë kontrollin EoE të parakohshëm te fëmijët me alergji të tjera.
"Nevojiten studime të tjera për t'u thelluar në mekanizmat biologjikë të alergjive të ndryshme. Shpresojmë që, duke ndërhyrë fuqishëm në marzhin alergjik, për shembull në trajtimin e alergjive të lëkurës, të mund të ndërpresim përparimin, duke penguar zhvillimin e shqetësimeve të mëtejshme, siç është EoE-ja", përfundon Hilli.
J Allergy Clin Immunol Pract. 2018. doi: 10.1016/j.jaip.2018.05.010
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29954692