Mjekësi e përgjithshme

qer62018

Mjekët e përgjithshëm druhen t'ua ndryshojnë barnat të moshuarve. Cilat janë shkaqet?

Bluzat e bardha e kanë përgjithësisht të lehtë të ndryshojnë mjekimin (heqje e barnave të përshkruara ose reduktim i dozave të tyre, nëse nuk konsiderohen më të përshtatshme me qëllimet e trajtimit, gjë që ka rëndësi thelbësore për pacientët e moshuar me komorbilitet të shumëfishtë dhe në politerapi). Megjithatë, sipas një studimi të publikuar në "Journal of Clinical Pharmacy and Therapeutics", në praktikë, ka disa pengesa. Autorët, të koordinuar nga Vittorio Maio (docent në Universitetin "Thomas Jefferson" në Filadelfia) dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetin shëndetësor lokal (AUSL) të Parmës, kanë kryer një anketë me 161 mjekë të përgjithshëm (57% e mjekëve të të gjithë bashkisë) të cilët morën pjesë në një sesion edukativ të fokusuar pikërisht në ndryshimin e terapive.

Pjesëmarrësve u është kërkuar t'u përgjigjen nëntë pyetjeve lidhur me perceptimin e tyre për këtë teknikë dhe faktorët potencialë që ndikojnë në këtë proces, sipas një shkalle Likert (për matjen e qëndrimit) prej 7 pikësh.

- 72% e mjekëve raportuan se kishin besim në aftësinë e vet për të marrë vendimin e heqjes së disa barnave.
- 78% dhe 53% kanë raportuar që nuk kanë probleme në përshkrim, respektivisht, të një terapie parandaluese ose një terapie të rekomanduar nga udhëzimet.
- Më shumë se një e treta e mjekëve kanë identifikuar si pengesë praktike të heqjes së një bari, nga njëra anë mungesën e provave mbi sigurinë e ndërprerjes së barnave parandaluese dhe nga ana tjetër, shqetësimin për efektet anësore të mundshme që mund të ketë ndërprerja e trajtimit.
- 40% e mjekëve gjithashtu raportuan se kishin hezituar të hiqnin një bar, kur në trajtim përfshiheshin medikamente që në krye të herës, ishin përshkruar nga një mjek tjetër.
- 45% e klinicistëve nuk ndiheshin shumë të sigurt në ndërprerjen e një bari kur pacientët dhe/ose kujdestarët besonin se ai ishte ende i nevojshëm.

Një mjek i përgjithshëm në katër, ka parë si pengesë kryesore mungesën e kohës ose vështirësinë për t'i përfshirë pacientët apo kujdestarët kryesorë në procesin e ndryshimit. Gjithsesi, nuk është identifikuar ndonjë lidhje e fortë mes vetëbesimit të mjekëve dhe sjelljeve apo pengesave të lidhura me ndryshimin e mjekimit të tyre.

 

J Clin Pharm Ther, 2018 Apr 22. doi: 10.1111/jcpt.12688. [Epub ahead of print] https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29682764


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>