Mjekësi e përgjithshme

sht182018

Tumori i diferencuar i tiroides. Diagnoza e hershme redukton vdekshmërinë

Siç dihet, përdorimi gjithnjë e më i përhapur i ekografisë dhe i teknikave të tjera diagnostikuese të imazhit (CT, MRI), ka rritur dukshëm përhapjen e tumorit të tiroides, veçanërisht përsa u përket tumoreve të përmasave të vogla. Në këtë kontekst, është i rëndësishëm studimi shumëqendror retrospektiv, i botuar kohët e fundit, që ka vlerësuar më shumë se 4000 pacientë të operuar në Kore për tumor të diferencuar të tiroides (DTC) nga viti 1996 deri në vitin 2005, të ndarë në tri periudha: Periudha 1: 1996-2000; Periudha 2: 2001-2003; Periudha 3: 2004-2005, krahasuar me mbijetesën specifike të sëmundjes dhe me karakteristikat kliniko-patologjike të tumorit. Me rritjen e numrit dhe të ndjeshmërisë së shqyrtimeve, kujton Roberto Negro (Spitali "Fazzi" në Leçe), "është vënë re në vazhdim një rritje e numrit të tiroidektomive dhe trajtimeve radio-metabolike. Pavarësisht një diagnoze më të hershme, krahasuar me të shkuarën, nuk është vënë re ama një reduktim që përkon me shkallën e vdekshmërisë".

Është e njohur përvoja e Koresë së Jugut, thotë Negro, ku, pas nisjes së kontrollit për noduj të tiroides, është 15-fishuar numri i diagnostikimeve me tumor të tiroides, krahasuar me dy dekadat e mëparshme, por shkalla e vdekshmërisë për shkak të tumorit nuk ka ndryshuar.

"Edhe në Itali, thotë specialisti, në 2008-2012 është vërejtur, në krahasim me periudhën 1998-2002, një rritje e normës së përhapjes së tumorit (+ 74% te gratë dhe + 90% te meshkujt), me rreth 79% mbidiagnostikime te femrat dhe 67% te meshkujt (Dal Maso L, et al., Eur J Cancer, 2018).

Edhe në bazë të këtyre të dhënave, ka lindur ideja se për mikro-tumoret mund të përshtatet një strategji aktive vëzhgimi, në vend të përdorimit të kirurgjisë (Oda H, et al., Tiroide, 2016). Pikërisht mbi këtë aspekt mbështetet studimi aktual retrospektiv korean.

"Gjatë viteve, thotë Negro, kanë ndodhur këto ndryshime:

a) reduktimi i përmasave të tumorit në diagnostikim: 2.3 ± 1.4 cm gjatë periudhës 1 vs 1.5 ± 1.2 cm gjatë periudhës 3 (p <0.001);

b) Reduktimi progresiv i përqindjes së pacientëve me më shumë se 5 metastaza limfatike: 20% në periudhën 1 vs 13% në periudhën 3 (P për trend <0.001);

c) rritja e mbijetesës 10-vjeçare specifike për sëmundje: 98.0%, 98.7% dhe 99.2%, respektivisht, në të trija periudhat;

d) reduktimi i vdekshmërisë specifike për shkak të sëmundjes, si në grupin TNM I-II, ashtu edhe në grupin TNM III-IV;

e) ulja progresive (në sajë të një diagnoze më të parakohshme) të numrit total të tiroidektomive dhe të terapive radio-metabolike.

f) reduktim progresiv i rrezikut të sëmundjeve strukturore dhe rikthimit;

g) përmirësim progresiv i mbijetesës në mikro-tumore: respektivisht 98.4%, 99.7% dhe 99.9%, në të trija periudhat.

"Si përfundim, thotë Negro, studimi, pavarësisht nga kufizimet për shkak të natyrës retrospektive, mohon, të paktën pjesërisht, prova të mëparshme, të cilat kishin vënë në pikëpyetje përfitimet reale që rrjedhin nga një diagnozë më e hershme e DTC-së. Mund të ndodhë, thotë vetë autorët, që rritja e mbijetesës të ndodhë, të paktën pjesërisht, për shkak të një përmirësimi progresiv të përgjithshëm në menaxhimin e kancerit të tiroides, por është gjithashtu e vërtetë se një diagnozë e hershme, e ndjekur nga një mbikëqyrje më e kujdesshme postoperative, ka një ndikim pozitiv në dallimin e hershëm të përsëritjes, që ka si rezultat, uljen e shkallës së vdekshmërisë".

 

Thyroid, 2018 Jul 23. doi: 10.1089/thy.2018.0159. [Epub ahead of print
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29897005


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>