tet152019
BPKO. A është pragu Tiffenau i përshtatshëm për të përcaktuar sëmundjen?
Sipas një studimi të ri të publikuar në "JAMA", një vlerë më e ulët se 0,70 për indeksin Tiffenau, ose raporti midis vëllimit maksimal ekspirues në sekondën e parë dhe kapacitetit vital të sforcuar (FEV1/FVC), është një tregues i mirë për të diagnostikuar pacientët me bronkopneumoni obstruktive kronike (BPKO), siç rekomandohet nga pjesa tjetër e disa udhëzimeve.
"Ky prag fiks ishte propozuar në bazë të përvojës së ekspertëve dhe ishte i diskutueshëm. Por asnjë prag tjetër nuk ka rezultuar bindshëm më i saktë në shtresëzimet tona sipas gjinisë ose në analizat e rregulluara sipas karakteristikave sociodemografike dhe antropometrike, gjë që sugjeron se vlera 0,70 mund të jetë vërtet e aplikueshme për të gjithë të rriturit", konfirmon Surya Bhatt (Universiteti i Alabamës, Birmingam), autori kryesor i studimit.
Kërkuesit kanë shqyrtuar për 15 vjet të dhënat relative të 24.207 të rriturve, me moshë mesatare 63 vjeç. Në këtë periudhë, 3.925 pjesëmarrës (16,2%) kanë patur evente të lidhura me BPKO-në për 340.757 vite/njerëz (11,5 për 1.000 vite/njerëz). Pjesa më e madhe e ngjarjeve kishin të bënin me një shtrim në spital për BPKO (3.563 vetë [90,7%]) dhe me vdekje të lidhura me sëmundjen (447 vetë [9,3%]). Analiza e të dhënave ka treguar se pragu fiks më i mirë që jepte mundësi gjatë eksperimentit të dallonte ata që kishin patur evente të lidhura me BPKO-në, nga ata që nuk kishin treguar, nuk ishte dukshëm i ndryshëm nga pragu fiks prej 0,70. Gjithashtu, po ai ishte më i saktë se pragjet e tjera fikse të marra në konsideratë në studim, mes të cilave ishte edhe ai i përllogaritur me ekuacionin e Global Lung Initiative, edhe te pacientët me histori duhanpirjeje dhe te modelet e rregulluara.
Në një editorial shoqërues, Jørgen Vestbo (Universiteti i Mançesterit) dhe Peter Lange (Universiteti i Kopenhagenit), shprehin shqetësimin e tyre mbi faktin se shumë pacientë me BPKO, diagnostikohen shumë vonë, sepse spirometria nuk bëhet në mënyrë rutinë te duhanpirësit simptomatikë. "Çështja e përdorimit të kufizuar të spirometrisë jashtë mjekësisë respiratore, ngre një problem më të madh sesa debati mbi pragun e saktë të indeksit Tiffenau. Në pritje të zbulimeve të reja, në veçanti mbi gjenetikën e sëmundjes, është sidoqoftë e nevojshme që mjekët të dinë se ekziston mundësia e përdorimit të një matjeje të thjeshtë dhe se mund të marrin në konsideratë një vlerë më të ulët se 0,70, si tregues të këtij shqetësimi të ndërlikuar", përfundojnë ekspertët.
JAMA. 2019. doi: 10.1001/jama.2019.7233
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31237643
JAMA. 2019. doi:10.1001/jama.2019.6584
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31237620