mar92021
Ënjtja e nyjave limfatike aksilare pas vaksinimit kundër Covid-19. Ja, kur duhet të thellohemi
Radiologët e Spitalit të Përgjithshëm të Masaçusetsit në Shtetet e Bashkuara botuan së fundi në "American Journal of Roentgenology" një metodë që krijon mundësinë për të menaxhuar një ngjarje që mund të bëhet mjaft e zakonshme, ndërkohë që shtohen vaksinimet kundër Covid-19: ënjtja e nyjave limfatike në zonën aksilare. Ënjtja, në fakt, mund të jetë një përgjigje normale ndaj vaksinimit kundër Covid-19, por kur vërehet në mamografi, ajo mund të interpretohet si një ngjarje e shkaktuar nga kanceri.
"Pranë klinikës sonë të imazherisë së gjirit kemi filluar të shohim më shumë pacientë me nyje limfatike të ënjtura në mamografi, ekografi ose rezonancë magnetike. Vumë re se ata po vinin në klinikë pasi kishin bërë së fundmi vaksinimin anti-Covid-19", shpjegoi Konstanca Lehmani, emri kryesor i artikullit. Pasi u këshilluan me kolegët në kujdesin primar dhe klinikat e specializuara të kancerit të gjirit, ekspertët kuptuan nevojën e një plani për të menaxhuar këto ngjarje. Ata synonin të krijonin një program që mund t'i mbështeste pacientët për të ndjekur programet e vaksinimit dhe të siguroheshin që ata të vazhdonin të bënin depistimin e kancerit të gjirit. Prandaj, qasja bazohet në tre aspekte, siç është inkurajimi i vaksinimit Covid-19; zvogëlimi dhe/ose eliminimi i vonesave, anulimeve, ose riprogramimeve të ekzaminimeve imazherike të gjirit; dhe reduktimi i ekzaminimeve dhe/ose biopsive të panevojshme të nyjave limfatike të ënjtura pas vaksinës. Ne gjithashtu duam, siç tha Lehmani, të lehtësojmë ankthin e pacientit, barrën e operatorëve të shëndetësisë dhe kostot e panevojshme të ekzaminimeve. Nëse ënjtja nuk vazhdon dhe nuk ka probleme të tjera shëndetësore, sipas autorëve, nuk ka nevojë për ekzaminime të tjera imazherike.
Ky mesazh duhet t'i komunikohet si stafit të imazherisë, ashtu edhe pacientëve. Duke bërë një përmbledhje, në mamografi duken nyjat limfatike të ënjtura në zonën aksilare të anës ku është kryer vaksinimi kundër Covid-19, një reagim që është krejtësisht normal. Por, mjeku duhet të këshillohet nëse bëhet me dije prania e një gunge për më shumë se 6 javë pas vaksinimit. Sipas Lehmanit, ekziston mundësia që të ketë një shtim të diagnozave të kancerit të gjirit dhe kërkesa për procedurat e depistimit, që të dyja të pakësuara për shkak të pandemisë.
"Ne besojmë se modeli ynë mund të shmangë reduktimin ose vonesën e vaksinimeve dhe reduktimet apo vonesat e mëtejshme në diagnozat e kancerit, bazuar në konfuzionin midis pacientëve dhe/ose profesionistëve të kujdesit shëndetësor".
American Journal of Roentgenology 2021. Doi: 10.2214/AJR.21.25688
https://doi.org/10.2214/AJR.21.25688