Mjekësi e përgjithshme

maj162023

Ecja në natyrë përmirëson përqendrimin dhe kujtesën. Ja, se si

Një studim i kryer nga studiuesit e Universitetit Victoria në Kanada dhe i publikuar në "Scientific Reports" ka zbuluar se një çerek ore ecje në natyrë përmirëson përqendrimin dhe kujtesën në krahasim me ecjen për 15 minuta në një ambient të mbyllur.

"Dihet se aktiviteti fizik përmirëson funksionin konjitiv, por mjedisi në të cilin ai zhvillohet mund të jetë po aq i rëndësishëm, duke pasur parasysh numrin në rritje të kërkimeve që nxjerrin në pah ndikimet e natyrës në përmirësimin e statusit konjitiv dhe shëndetit mendor", shpjegon autorja kryesore e studimit Katherine Boere.

Kështu, përfitimet e aktivitetit fizik dhe ekspozimit natyror sugjerojnë një ndikim shtesë në funksionin e trurit kur të dy këta faktorë kombinohen. Për të eksploruar më tej mbi këtë çështje, studiuesit i kërkuan 30 pjesëmarrësve të studimit, të gjithë studentë me moshë mesatare 21 vjeç, të bënin ecje të alternuara si brenda universitetit ashtu edhe jashtë ambienteve kampusit për çdo ditë, më pas t'i nënshtroheshin testeve konjitive duke përdorur elektroencefalografinë, e cila mat aktivitetin elektrik në pjesë të ndryshme të trurit. Të dhënat e marra treguan se pjesëmarrësit kishin aftësi më të mira  konjitive dhe shpejtësi më të madhe në përpunimin e informacionit në ditët kur ecja e përditshme u zhvillua jashtë ambienteve të universitetit.

"Këto vëzhgime sugjerojnë se mjedisi mund të luajë një rol thelbësor në rritjen e funksionit konjitiv për sa i përket ushtrimeve akute, pra një shëtitje të shkurtër", shkruajnë autorët.

 "Një shëtitje e shkurtër jashtë përkthehet në një përfitim për funksionin konjitiv në krahasim me një shëtitje të kryer në ambjent të mbyllur për të njëjtën kohëzgjatje. Dhe duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të urbanizimit dhe zhvendosjen progresive drejt një stili jetese të brendshme, gjetjet tona theksojnë rëndësinë e kalimit të kohës në natyrë, veçanërisht gjatë ushtrimeve. Me fjalë të tjera, në një botë njerëzish që shkojnë në palestër para ose pas punës ose në pushimin e drekës, këto të dhëna sugjerojnë se thjesht do të ishte më mirë që këtë aktivitetin fizik ta kryenin në natyrë" përfundon Boere.

 

Scientific Reports 2023. Doi: 10.1038/s41598-022-26093-2
https://doi.org/10.1038/s41598-022-26093-2

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>