Mjekësi e përgjithshme

pri82024

ISS për Covid-19: RT i lartë, por incidenca dhe shtrimet në spital të qëndrueshme

Treguesit e tendencës së Covid-19 janë të qëndrueshëm. Incidenca e rasteve me Covid-19, të diagnostikuara dhe të sinjalizuara në periudhën 28 mars-3 prill është e barabartë me 1 rast për 100.000 banorë në Itali, pra e qëndrueshme në krahasim me javën e mëparshme (21-27 mars me 1 rast për 100.000 banorë). Ndikimi i tij në spitale është i qëndrueshëm dhe i kufizuar. Gjithashtu, u konfirmua mbizotërimi i shtameve virale të gjurmuara në variantin e analizuar JN.1, në përputhje me të dhënat e vendeve të tjera. Nga ana tjetër, indeksi i transmetueshmërisë (RT) ka rezultuar i lartë, por gjithmonë nën pragun e epidemisë, i cili u përllogarit në bazë të të dhënave të përditësuara më 3 prill 2024 dhe në bazë të rasteve të shtrimit në spital: më 26 mars ishte 0.78 (norma 0.63-0.94), rritje e lehtë krahasuar me javën e mëparshme që ishte 0.63 (më 19 mars). Këto të dhëna u grumbulluan nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) në Itali.

Megjithatë, numri i pacientëve pozitivë me Covid-19, të shtruar në spital ishte i qëndrueshëm, në shifrën 1.2% (732 të shtruar), njësoj si javën e mëparshme. Është vënë re edhe një rënie e lehtë e shtrimeve në terapi intensive, në shifrën 0.2% (22 të shtruar), krahasuar me javën e mëparshme (0.3% më 27 mars). Përsa i përket incidencës javore të rasteve të diagnostikuara dhe të sinjalizuara, ajo rezulton pa luhatje në pjesën më të madhe të rajoneve/provincave autonome, krahasuar me javën e mëparshme. Mosha mesatare e të diagnostikuarve është 61 vjeç, e qëndrueshme, krahasuar me javën e mëparshme. Përqindja e riinfektimve është afro 40%, duke rezultuar në një rënie të lehtë, krahasuar me një javë më parë. Ndërsa, përsa u përket varianteve të Covid-19, qarkullues në vend, të dhënat e grumbulluara katër javët e fundit konfirmojnë se JN.1 është dominues.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>