Mjekësi e përgjithshme

maj242024

Gripi i shpendëve. ECDC: Shtoni mbikëqyrjen

Rasti i dytë me grip shpendësh u regjistrua në Miçigan të SHBA-së. Burri ishte vënë nën monitorim pasi virusi qarkullonte te bagëtitë e kompanisë ku ai punonte. Pacientit iu morën dy kampione materiali biologjik, një nga hunda e një nga sytë. Kampioni i hundës rezultoi negativ ndaj virusit të influencës nga analizat e kryera në laboratorin e departamentit shëndetësor të shtetit. Nga ana tjetër, kampioni i syve iu dërgua Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), laboratorët e të cilave janë ndër të paktat qendra që kryejnë testimin CDC A(H5). Ky ekzaminim konfirmoi infektimin nga gripi i shpendëve, ndërsa kampioni i hundës rezultoi përsëri negativ për influencë edhe pas rianalizimit të CDC-ve. Gjatë një takimi me përfaqësuesit e shëndetit publik, nëndrejtori CDC-ve, Nirav Shah, rekomandoi mosngadalësimin e aktiviteteve të mbikëqyrjes së influencës, pavarësisht ndryshimit të stinës, me qëllim identifikimin e shpejtë të sinjaleve të përhapjes së gripit të shpendëve te njeriu. CDC-të kanë kërkuar rritjen e numrit të analizave të detajuara (i ashtuquajturi nëntipizim) rreth kampioneve rezultuese pozitive ndaj virusit të influencës së tipit A.

CDC shpjegoi se konjuktiviti lidhej edhe me infeksione të mëparshme njerëzore nga virusi i gripit të shpendëve tipi A dhe për këtë arsye është ndër simptomat e vlerësuara nga agjencia për diagnostikimin e infeksionit H5N1, si pjesë e mbikëqyrjes së vazhdueshme. Edhe pse nuk njihet saktësisht sesi shkaktohen infeksionet okulare nga ekspozimi ndaj virusit të shpendëve, sipas CDC kjo mund të vijë për shkak të kontaminimit të syve, ndoshta nga një spërkatje me lëng të kontaminuar. Nivelet e larta të virusit A/H5N1 janë konstatuar te qumështi jo i pasterizuar i lopëve të infektuara. Duke marrë parasysh nivelet e larta të virusit H5N1 në qumështin e papërpunuar të lopëve të infektuara, si dhe shtrirjen e përhapjes së tij te lopët që prodhojnë qumësht, në SHBA, mund të identifikohen raste të tjera të gripit të shpendëve te njerëzit, të ngjashme me ato  që kanë prekur deri tani dy punëtorë në sektorin e qumështit.

"Infeksionet sporadike njerëzore pa përhapje të vazhdueshme nuk do ta ndryshojnë vlerësimin e rrezikut për popullatën e përgjithshme, të cilin agjencia vazhdon ta konsiderojë të ulët", tha CDC. Ata shpresojnë se duke shtuar analizat, mund të identifikohen edhe raste të rralla të gripit të shpendëve që qarkullojnë në popullsi. Ndërkohë, numri i fermave të prekura nga gripi i shpendëve po rritet: me tre të fundit të raportuara nga Departamenti i Bujqësisë në Miçigan, numri ka kapur shifrën 54.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>