Mjekësi e përgjithshme

sht202014

Demenca e avancuar: efektet e barnave gjithnjë e më të diskutuara

Shumica e atyre që banojnë në një shtëpi pleqsh dhe vuajnë nga demenca e avancuar marrin barna që jo vetëm kanë efekte të diskutueshme, por edhe rritin shpenzimet e kujdesit shëndetësor.
"Demenca e avancuar është një sëmundje që karakterizohet nga dëmtimi i rëndë njohës, paaftësia për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe artikulim i reduktur i mendimeve në të cilën pacienti nuk artikulojn fjali me më shumë se 5 fjalë," shpjegon Jennifer Tjia, një studiuese në Universitetin e Massachusetts në Worcester dhe bashkë-autore e një studimi të publikuar në Jama Internal Medicine, duke sqaruar se, edhe pse ata shpesh preken edhe nga çrregullimeve të gëlltitjes, shumica e këtyre pacientëve marr mesatarisht 5-15 barna në ditë, edhe pse në këto raste qëllimi kryesor i profesionistëve të kujdesit shëndetësor duhet të jetë përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientëve.
Në këtë drejtim, një grup ekspertësh të geriatrisë, të kujdesit paliativ dhe mjekësh internistë ka përpiluar një listë të barnave me përfitim të dyshimtë në demencën e avancuar, duke përfshirë statinat dhe kimioterapinë. "Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se këto komponime përshkruhen për të paktën një të tretën e pacientëve që marrin kujdes paliativ" thotë studiuesja, e cila së bashku me kolegët ka tentuar të karakterizojë përdorimin dhe shpenzimet e barnave me vlerë të dyshimtë në banorët në shtëpi pleqsh me demencë të përparuar duke përdorur një arkivë që përfshin të dhënat nga 460 shtëpi të tilla në Shtetet e Bashkuara në periudhën 1 tetor 2009 deri më 30 shtator 2010.
"Nga 5,406 banorëve në shtëpi pleqsh me demencë të avancuar, 53.9% iu administrua të paktën një medikament me përfitim të diskutueshëm, me një shpenzim mesatar 35.2% të totalit të llogaritur në 90 ditë trajtimi," përfundon Tjia. Dhe Greg Sachs i Indiana University School of Medicine, shton: "Është e nevojshme të replikohen dhe zgjerohen rezultatet e këtij studimi për popullsitë e tjera të pacientëve të moshuar me sëmundje të rënda, duke mbledhur të dhëna mbi listat e barnave të cilat mund të na ndihmojnë në përmirësimin e recetave që përshkruhen për këto sëmundje".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>