tet232014
Oxford: një test gjaku parashikon subjektet në rrezik për Alzheimer
Një studim britanik, që ka përfshirë më shumë se 1000 shkencëtarë nga bota akademike dhe industriale ka çuar në zhvillimin e një testi gjaku për të parashikuar fillimin e sëmundjes Alzheimer (AD).
Nëpërmjet analizës së dallimeve të gjetura në gjak të 452 subjekteve të shëndetshme, 220 me dëmtim të butë njohës (MCI) dhe 476 me AD. studiuesit - të udhëhequr nga Simon Lovestone i Universitetit të Oksfordit - kanë identifikuar një grup prej 10 proteinash të pranishme në subjektet me MCI, të aftë për të parashikuar evolucionin drejt AD me vlerat e saktësisë, ndjeshmërisë dhe specificitet të barabartë respektivisht me 87 % , 85 % dhe 88 %. Rezultatet e publikuara në Alzheimer's & Dementia do të përdoren për të përmirësuar eksperimentime të reja kundër AD. Megjithatë ekspertët theksuan se si testi ende nuk është gati për përdorim në ambulatorët mjekësorë. Ky progres i kundërvihet (dhe është i lidhur)një problemi të kundërt: dështimi i vazhdueshëm në zhvillimin e trajtimeve për sëmundjet neurodegjenerative. "Kërkimi për trajtimet e AD është hasur me shumë vështirësi dhe dështime", pohon Jeffrey L. Cummings i Cleveland Clinic Lou Ruvo Center for Brain Health në Las Vegas (Nevada, SHBA) dhe bashkëpunëtorë në Alzheimer's Research & Therapy. "Mes viteve 2002 dhe 2012 , 99.6 % e eksperimentimeve për të parandaluar ose kundërshtuar sëmundjen kanë qenë një 'flop'. "Klinicistët shpjegojnë dështimet terapeutike me faktin se kura është marrë kur patologjia ishte krijuar tashmë: në fakt, simptomat shfaqen rreth një dekadë pas fillimit real të sëmundjes. Kjo është arsyeja pse identifikimi i hershëm i pacientëve është një nga prioritetet në punën kërkimore për demencën. "Ajo që ne jemi duke synuar është mundësia për të identifikuar njerëzit për hulumtimet klinike para se të ndodhë", theksoi Lovestone. "Për sa kohë që nuk ka asnjë trajtim", shtoi ai "mund të vihet në dyshim vlera e një testi, por pacientët vijnë ende në klinikë për të ditur se çfarë po ndodh me ta dhe deri tani nuk mund t'u thuhej". Megjithatë, Eric Karran, drejtor i kërkimeve për Alzheimer Research UK, ka treguar se edhe me nivelet aktuale të saktësisë së testit ka mundësi për ti treguar njerëzve të shëndetshëm që janë në rrezik progresin në drejtim të AD duke u shkaktuar atyre ankth dhe depresion.