dhj162014
Oreksina në lëngun cerebrospinal përkeqëson Alzheimer-in
Në pacientët me Alzheimer, rritja e sasisë së oreksinës në lëngun cerebrospinal lidhet me një përkeqësimin të gjumit që duket të jetë i lidhur me rënien e aftësive njohëse. Rezultatet e një studimi të Universitetit Tor Vergata në Romë, publikuar në JAMA Neurology. "Alzheimeri është një sëmundje neurodegjenerative e karakterizuar nga një humbje progresive e memorjes dhe nga një rënie e aftësisë njohëse shpesh e komplikuar edhe nga çrregullime të gjumit" shkruan Carlo Liguori, autor i artikullit që shpjegon se oreksina A (OX) është një neuropeptid që sekretohet nga neuronet e hipotalamusit lateral të përfshirë në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim: veprimi i saj është rritja e eksitimit duke ruajtur kështu vigjilencën. Lidhja e mundshme mes sistemit oreksinergjikë dhe procesit neurodegjenerativë të Alzheimer është eksploruar nga studime të ndryshme me rezultate kundërshtuese, dhe për të qartësuar situatën studiuesit italianë matën nivelet e oreksinës në lëngun cefalo-araknoidal cerebral të pacientëve të diagnostikuar me Alzheimer por të pa trajtuar. Ata gjithashtu vlerësuan rolin e sistemit oreksin-ergjikë në mungesën e gjumit në këta pacientë.
Studimi i kryer në periudhën gusht 2012 - mars2013, përfshiu 29 kontrolle të shëndetshëm dhe 48 pacientë me Alzheimer të pa trajtuar më herët: 21 prej të cilëve kishin një shfaqje të lehtë të sëmundjes dhe 27 të tjerët me simptoma nga të moderuara në të rënda. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se pacientëtme patologji të moderuar/rëndë kanë nivele të larta të orexinës në krahasim me grupin e kontrollit, gjithashtu gjumin e kanë më të reduktuar në krahasim me grupet e kontrollit dhe me pacientët me simptoma të lehta. Dhe përkeqësimi i cilësisë së çlodhjes gjatë natës lidhet në mënyrë sinjifakative me dëmtimin e aftësive njohëse. "Këto rezultate na bëjnë të mendojmë se në Alzheimer mund të ekzistojë një mbi-shprehje e sistemit oreksinergjikë, në proporcion të drejtë me gravitetin dhe me vlerën e progresionit të sëmundjes, si pasojë e çrregullimit të rrjetit të neurotransmetuesve që rregullojnë ciklin gjumë-zgjim" përfundon autori. Dhe një editorial, Luigi Ferini-Strambi dell'Università Vita-Salute në Milano shkruan: "Në dritën e këtyre të dhënave nevojiten studime shtesë që të sqarojnë si të modifikohet apo përmirësohët gjumi për të reduktuar riskun për Alzheimer apo edhe progresionin e tij. Në veçanti, studimi më rigoroz i rolit të oreksinës në patogjenezën e sëmundjes mund të sugjerojë trajtime të rinj parandalues dhe terapeutikë".
JAMA Neurol. Published online October 13, 2014