Mjekësi e përgjithshme

mar52015

Tek të moshuarit një konsumim normal i kripës nuk është i rrezikshëm për shëndetin

Të moshuarve që pëlqejnë ushqimet e kripura me siguri ka për tu pëlqyer një studim i publikuar kohët e fundit tek Jama (internal medicine) nga i cili rrezulton se konsumimi i sodiumit nuk bashkangjitet me një rritje të vdekshmërisë ose të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe defiçit të zemrës tek të moshuarit mbi shtatëdhjet vjec në sajë të rraportit të konsumimit të kripës duke u referuar tek pjesmarrësit e këtij studimi. Të dhënat mbi kufuzimin e sodiumit tek të moshuarit janë të dobëta dhe të mbash një rraport më të ulët se 1.500 miligram ditore(mg/die) sic është aktualisht e rekomandueshme është mjaft e vëshirë sidomos për ata të cilët janë në moshë madhore dhe kanë zakone ushqimore. Andreas Kalogeropoulos i Univeristetit të Emory në Atlanta dhe kolegët e tij kanë studiuar në mënyrë prospektive bashkëveprimin e futjes së kripës në dietë dhe vdekshmërinë ose prevalencën e sëmundjeve kardiovaskulare dhe defiçitit kardiak në 2.642 te rritur midis moshës 71 dhe 80 vjec, midis të cilëve 51.2% janë gra dhe 61.7% me ngjyrë të bardhë. Autorët kanë analizuar të dhënat e studimit në një hark kohor prej 10 vjetësh duke vlerësuar rraportin e sodiumit me dietën në fillim të periudhës së vëzhgimit falë një pyetësori të plotësuar nga pjesmarrësit. " Mbas dy dekadash 881 persona kishin vdekur, 573 kishin zvilluar sëmundje kardiovaskulare dhe 398 defiçit kardiak-, vazhdon autori duke nënvijëzuar se konsumimi i sodiumit nuk ka rrezultuar në asnjë rast i lidhur me numrin e vdekjeve ose në raste me sëmundje kardiovaskulare ose defiçit kardiak. Duke e shprehur më mirë me shifra të dhënat e çdo 10 vjetëve ishin respektivisht, 33.8%, 30.7%, dhe 35.2% midis pjesmarrësve që konsumonin më pak se 1.500 mg/die midis 1.500 dhe 2.300 mg/die dhe më shumë se 2.300 mg/die sodiumi. " Si përfundim rraporti i kripës i vlerësuar nga pyetësori nuk bashkohet me një rritje të vdekshmërisë ose të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare ose defiçit kardiak në një sërë të moshuarish-, vazhdon kërkuesi dhe përfundon duke thënë se -" të dhënat tona nënvijëzojnë nevojën për konfirmime të mëtejshme, të cilat vijnë nga studime të kontrolluara rreptësisht, para se të aplikohen politika kufizimi të konsumimit të kripës tek të moshuarit të cilët konsumojnë më pak se 2.300 mg/die të rekomanduara aktualisht nga grupet e të moshuarve.

JAMA INTERN MED. 2015 JAN 19. DOI: 10.1001/JAMAINTERNMED.2014.6278

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>