mar192015
Konsumimi i kikirikave ul vdekshmërinë: njësoj si arrat por me kosto më të ulët
Konsumimi i arrave bashkangjitet me një ulje të rrezikut të vdekshmërisë së përgjithshme dhe kardiovaskulare në grupe etnike të ndryshme dhe midis personave me nivel të ulët socioekonomik. "Kjo sugjeron se kikirikat pikërisht për leverdinë e tyre ekonomike mund të jenë një masë efikase për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular-, shpjegon Xiao Ou Shu e shkollës së mjeksisë të Universitetit të Vanderbilt në Nashville dhe kordinuese e një studimi të sapo publikuar tek JAMA mjekësi e brendshme. " Edhe pse i përkasin familjeve të ndryshme, arrat dhe kikirikat janë të dyja të pasura me substanca ushqyese, midis të cilave, disa me veti mbrojtëse për zemrën dhe enët e gjakut-, thotë kërkuesja e cila bashkë me kolegët e saj, ka zbuluar një lidhje midis kikirikave dhe vdekshmërisë duke analizuar 71.764 subjekte nga të dyja gjinitë dhe me të ardhura të ulëta në jug të Shteteve të Bashkuara dhe 134.265 burra dhe gra kineze në Shangai. Rrezultatet flasin qartë: në krahasim me jo konsumatorët, ata të cilët konsumojnë kikirika kanë një nivel më të ulët të vdekshmërisë së përgjithshme dhe kardiovaskulare. " Kjo vlen për të gjitha grupet etnike, pavarësisht nga gjëndja e metabolismit, nga duhanpirja, nga konsumimi i alkolit dhe nga treguesit e masës trupore-, vazhdon autorja duke theksuar se është parë një lidhje domethënëse midis konsumimit të kikirikave dhe rrezikut të diabetit melit ose të vdekjes prej kancerit. " Për shkak të llojit të studimit nuk është e mundur që të caktohet një lidhje shkak-pasojë edhe pse rrezultatet evidentojnë një impakt të mundshëm të konsumimit të kikirikave mbi shëndetin publik dhe uljen e vdekshmërisë kardivaskulare-, përfundon Shu. Në një koment në lidhje me temën Mitchell Katz, drejtor i departamentit të shërbimeve sanitare në kontenë e Los Angeles-it dhe zëvëndës i JAMA mjeksësi e brëndshme shkruan - " Sigurisht që kikirikat nuk bëjnë pjesë në familjen e arrave, janë bishtajore dhe rriten nëpër shkurre dhe jo nga pemët, por kjo nuk ka rëndësi nëse ndihmojnë për një jetesë më të gjatë me cmim të arritshëm për të gjithë.
JAMA Intern Med. 2015 Mar 2. doi: 10.1001/jamainternmed.2014.8347
JAMA Intern Med. 2015 Mar 2. doi: 10.1001/jamainternmed.2014.8350