Mjekësi e përgjithshme

pri92015

Tek të moshuarit që kanë dhimbje, skaneri nuk shërben dhe rrit kostot

Të moshuarit të cilët u janë nënshtruar diagnostikimeve për skaner të shtyllës kurrizore, në harkun e 6 javëve nga një vizitë për dhimbje të mbrapme të ulët nuk kanë asnjë përmirësim në krahasim me moshatarët e tyre të cilët nuk i janë nështruar testimit. "Se kur duhet përdorur diagnostikimi me skaner tek të moshuarit mbetet ende një temë e diskutueshme-, thotë Jeffrey Jarvik i Universitetit të Washingtonit në Seattle, duke rikujtuar se, shumë udhëzime rekomandojnë që personat në moshë të madhe duhet t'i nënshtrohen skanerizimeve për shkak të rasteve më të shpeshta të komorbilitetit. "Sidoqoftë, nuk ka fakte që të mbështesin këto rekomandime dhe pasojat e mundshme negative të diagnostikimeve me radiografi janë më të shpeshta tek njerëzit e moshuar për shkaktë rritjes së vazhdueshme të  rasteve në të cilat dëmi i është shaktuar shtyllëz kurrizore për shkak të moshës, të cilat mund të çojnë në një seri ndërhyrjesh të mëtejshme qe rrisin shpenzimet pa asnjë lloj përfitimi-, vazhdon më tej kërkuesi, i cili është ndër të parët që ka zhvilluar studimin e publikuar tek ( Jama Internal Medicine) tek i cili kanë marrë pjesë 5.239 të moshuar mbi moshën 50 vjeç të cilët i janë nënshtruar një radiografie të shtyllës së mbrapme kurrizore ose asaj të mesit, ndërsa 349 i janë nënshtruar një tomografie të kompjuterizuar (Ct) ose një resonance magnetike (Rm). Në një hark kohor prej një viti nga diagnostikimi, grupi në të cilin ishin kryer më shumë ndërhyrje radioogjike nuk kishte ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga pacientët të cilët kishin bërë thjesht një kontroll. Ndryshimi i vetëm i vënë re nga këto dy raste ishin shpenzimet ekonomike të cilat ishin më të larta se 1.380 dollarë tek pacientët të cilët i janë nënshtruar radiografisë dhe prej gati 1.730 dollarë në rastet e pacientëve të cilët u janë nënshtruar rezonancës magnetike ose tomografisë së kompjuterizuar. "Midis të moshuarve të cilët janë prekur nga dhimbja e shtyllës kurrizore pa patur shenja të radiokolopatisë, prognoza mbas një periudhe një vjeçare nuk ndryshon në funksion të analizave me skaner, rroli të cilave mbetet ende i panjohur-, perfundon Jarvik. 

JAMA. 2015;313(11):1143-1153. doi:10.1001/jama.2015.1871

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>