Mjekësi e përgjithshme

maj132015

Të dhurosh mëlçi nuk kompromenton funksionet seksuale

Tek dhuruesit e mëlçisë, funksionet seksuale ripërtërihen gati një vit mbas ndërhyrjes mbasi ka pësuar një reduktim si para fazës së vlerësimit para ndërhyrjes, si në muajt mbas ndërhyrjes. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar tek revista "Liver transplantation". "Rezultatet sugjerojnë se si edukimi mjeksor përpara ndërhyrjes mund të përmirësojë rekuperimin dhe shqetësimet në lidhje me funksionet seksuale mbas ndërhyrjes-, shpjegon Andrea Di Martini i "Western psychiatric institute and clinic of Pittsburgh in Pennsylvania" si dhe njëri nga autorët e parë të artikullit. Një pjesë e madhe e studimeve të mëparshme kanë matur cilësinë e jetës së dhuruesve të cilët ofrojnë një pjesë të shëndetshme të mëlçisë së tyre për një subjekti i cili është i prekur nga një sëmundje epatike dhe vdekjeprurëse, por shumë pak njerëz e kanë përqendruar vëmendjen e tyre tek funksionet seksuale. Di Martini dhe kolegët e tij kanë vlerësuar paraprakisht  shëndetin seksual të kandidatëve të cilët do të dhuronin një pjesë të mëlçisë. "Hetimi ynë ka analizuar funksionet seksuale të këtyre subjekteve para dhe pas dhurimit të mëlçisë duke përdorur të dhënat e një testimi të njohur edhe si "Adult-to-adult living donor liver transplantation cohort study" (A2all)-, vazhdon më tej psikiatri i cili ka analizuar funksionet seksuale të 208 dhuruesve të cilët kanë marrë pjesë tek (A2all) dhe ndryshimet e mundshme gjatë vitit të parë mbas dhurimit. Të dhënat e mbledhura nga pyetësorët e plotësuar janë krahasuar me ato të 155 kontrolleve të personave të cilët nuk kanë dhuruar mëlçi dhe u janë përgjigjur të njëjtave pyetje mbi dëshirën, kënaqësinë dhe funksionet erektuese tek meshkujt duke nxjerrë në pah funksionet seksuale të dhuruesve të cilat ishin më të ulëta në krahasim me grupin e jodhuruesve edhe pas disa muajsh nga ndëryrja, por ndryshimet zhdukeshin mbas një viti. "Në rekuperimin post-operacion dhimbja abdominale ishte faktori që kushtëzonte më shumë vështirësitë për të arritur orgazmën, ndërsa shqetësimi për pamjen lidhej më ulje të dëshirës seksuale-, thotë Di Martini dhe përfundon duke shtuar se :"Rezultatet tona sugjerojnë se ti japësh dhuruesve më shumë informacion se cfarë duhet të presin në lidhje me funksionet seksuale do ti ndihmojë më tej për të përmirësuar eksperiencën e tyre si mendërisht dhe fizikisht duke e ulur akoma më shumë stresin e ndërhyrjes-. 

Liver Transpl. 2015 May;21(5):670-82. doi: 10.1002/lt.24108


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>