Mjekësi e përgjithshme

maj282015

Pas rezultatit negativ në urgjence, refuzohet shtrimi në spital për dhimbje të kraharorit

Pacientët me dhimbje të kraharorit të cilat janë shtruar në spital mbas një vizite në urgjencë, e cila ka dhënë rezultate negative, rrallë herë zhvillojnë sëmundje kardiake, e cila sugjeron se rikoverimi nuk i këshillohet këtyre personave. Këto janë përfundimet e një studimi të publikuar tek "Jama internal medicine" dhe i drejtuar nga Michale Ëeinstock i Universitetit Shtetëror të Ohio-s. "Subjektet me dhimbje të kraharorit tek të cilët dyshohet edhe prani e ishemisë, i nënshtrohen rikoverimit për vëzhgim edhe mbas një rezutati negativ në urgjencë, për shkak të dyshimit të shfaqjes së eventeve kardiovaskulare-, thotë kërkuesi duke theksuar se deri më tani pak studime kanë vlerësuar rrezikun afatshkurtër te eventeve kardiake si infarkti ose një aritmi e rrezikshme, një arrest kardiak ose respirator ose ne disa raste edhe vdekjen. Prandaj Ëeinstock dhe kolegët e tij kanë analizuar të dhënat e pacientëve të cilët janë shtruar nën vëzhgim për dhimbje ose shtrëngim të kraharorit, të cilët kanë rezultuar negativë për një ishemi të mundhsme të miokardit.  "Në këtë studim kanë marrë pjesë tre spitale për një total prej 11.230 pacientësh me një moshë të mesme 58 vjeç nga të cilët 55% ishin gra-, vazhdojnë më tej autorët, duke theksuar se shfaqja e një eventi kardiak është shfaqur në 20 subjekte nga 11.230 ose në 0.18%. Duke vazhduar analizat rezultoi se në 16 raste në 20, pacienti mund të mos dërgohej në shtëpi për shkak të anomalive të dala gjatë vizitës. "Kjo do të thotë se prevalenca e eventeve kardiovaskulare të rrezikshme në rastet e dhimbjeve të kraharorit, të cilat kanë rezultuar negative gjate vizitës në urgjencë është 0.06%-, thekson Ëeinstock dhe përfundon duke thënë se :" Besojmë se një vëzhgim i kujdesshëm është në interes të pjesës më të madhe të pacientëve të cilët ankohen për dhimbje të kraharorit. Gjithsesi rezultatet tona sugjerojnë që në rastet e analizave negative për ishemi të miokardit, vlerësimet e mëtejshme mund të zhvillohen nëpër ambulatore dhe ky lloj informacioni duhet jetë pjesë e vendimit, të marrë bashkë me pacientin, mbi mundësinë e shtrimit ose jo në spital-. 
JAMA Intern Med 2015. doi:10.1001/jamainternmed.2015.1674


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>