Kardiologji

mar312015

Dializa ndryshon funksionet Hdl duke shtuar rrezikun kardiovaskular

Në bazë të disa rezultateve të një studimi të publikuar tek (Journal of american society of nephrology) tek pacientët me nefropati kronike të cilët i janë nënshtruar dializës, ndodh shpesh të vërehet një rënie e niveleve qarkulluese të kolesterolit Hdl i cili ka një funksion mbrojtës ndaj zemrës dhe enëve të gjakut falë aftësisë për të ngurtësuar kolesterolin e tepërt. Sëmundja e veshkave në fazat terminale është e lidhur me një rritje të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe me një rrezik të lartë vdekshmërie. Gunther Märsche i Universitetit Mjekësor "Graz" në Austri, bashkautor i artikullit, shpjegon se prevalenca e ipotensionit dhe ndërlikimeve infektive është më e lartë me emodializën, ndërsa dializa peritoneale i vendos pacientët përballë një ngarkese të vazhdueshme me glukozë. "Efekti i ndryshimit të metabolizmit mbi Hdl tek pacientët të cilët i nënshtrohen dializës në pjesën më të madhe mbetet ende i panjohur-, thotë autori, duke shpejguar se në këta pacientë nuk është vërejtur asnjëherë një bashkveprim midis niveleve më të larta të Hdl dhe reduktimit të rrezikut për kardiopati, lidhje kjo mjaft e njohur. Për të verifikuar nëse pacientët me dializë dhe me sëmundje kronike të veshkave në gjëndje terminale kishin një Hdl jo funksionale, Märsche dhe kolegët e tij kanë analizuar kampionët ematikë të 24 pacientëve të cilët i janë nënshtruar emodializës, të 14 pacientëve të cilët i janë nënshtruar dializës peritoneale dhe të 20 të tjerëve në gjëndje të shëndetshme. Rezultatet flasin qartë: kush i është nënshtruar dializës ( si emodializës si dhe dializës peritoneale) shfaq një aktivitet të ndryshuar të enzimave të përfshira në metabolizmin Hdl. Të dhënat e përfituara sugjerojnë një reduktim të funksionit të Hdl-së të shkaktuar nga inflamacioni kronik, tipik i nefropatisë i cili ndryshon ndjeshëm përpbërjen e lipoprotesinës me densitet të lartë. "Patologjitë kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes tek pacientët me nefropati kronike dhe këto të dhëna janë veçanërisht të rëndësishme pasi i hapin rrugë prespektivave të reja të kërkimeve mbi lidhjen qelizore të sëmundjeve të veshkave dhe patologjive të zemrës-, përfundon autori.

JASN 2015. doi:10.1681/ASN.2014030309


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>