gus52015
Dieta mesdhetare lidhet me një rrezik më të ulët për kancer të uterusit
Sipas një studimi të publikuar te "British journal of cancer" dieta mesdhetare lidhet me një rrezik më të ulët për kancer të uterusit. "Ajo që shton njohuritë tona se si jeta jonë e përditshme, si përzgjedhja e ushqimit që konsumojmë dhe aktiviteti fizik, mund të ndikojnë rrezikun për kancer-, thotë autorja e artikullit Cristina Bosetti e "Irccs-Istituto di ricerche farmacologiche Mario Negri" në Milano. Për të arritur në këto përfundime kërkuesit kanë analizuar dietën ushqimore të mbi 5.000 femrave italiane për të përcaktuar se sa prej tyre ndiqnin një dietë ushqimore rigoroze mesdhetare duke ngrënë vetëm fruta, perime, arra, drithëra, peshk dhe yndyrna monosaturike si dhe konsumimi i sasive të vogla të pijeve alkolike, mishrave dhe produkteve me laktozë. Te femrat të cilat e ndiqnin këtë lloj regjimi ushqimor kërkuesit kanë vënë re një reduktim prej gati 57% të rrezikut për kancer të uterusit por, ky përfitim reduktohej te të gjitha ato femra të cilat tregonin gjithmonë e më pak kujdes në ndjekjen e po të njëjtit regjim ushqimor. Edhe pse nga studimi del një lidhje direkte mes ndjekjes së dietës mesdhetare dhe reduktimit të rrezikut për kancer të uterusit, kjo nuk tregon asnjë raport shkak-pasojë mes dy ngjarjeve theksojnë autorët. "E dinim se tek një grua në plakje dhe mbipeshë rriten mundësitë për të zhvilluar një neoplazi uterine, por që dieta mesdhetare mund të kontribuojë për të reduktuar këtë lloj rreziku është një hipotezë që meriton të shtjellohet më tej-, komenton në një artikull Julie Sharp, drejtor i informacionit shëndetësor te "Cancer research UK" duke theksuar se kërkimi Italian mbështetet te aq sa pjesmarrëset mbajn mënd që kanë konsumuar në të kaluarën. "Reziku i kancerit ndikohet nga genet tona por, një stil jetese i shëndetshëm luan një rrol shumë të rëndësishëm në redutkimin e mundësive për tu sëmurur me disa lloje të ndryshme tumoresh-, vazhdon më tej Sharp dhe përfundon duke thënë se:" Të mos pish duhan, të mbash një peshë trupore uniform, të jesh aktiv, të hash shëndetshëm dhe të reduktosh konsumimin e alkolit bën që peshorja e rrezikut të kancerit të anojë në favor të shëndetit-.
Br J Cancer. 2015. doi: 10.1038/bjc.2015.153