Mjekësi e përgjithshme

sht72015

Patch transdermal fentanyl, AIFA sinjalizon risqet e mundshme

tags: EMA
"Vazhdojnë sinjalizimet për raste të ekspozimit aksidental ndaj patch transdermal fentanyl, sidomos tek fëmijët".  Kjo është përmbledhja e një deklarate të lëshuar nga AIFA në marrëveshje me Agjencinë Evropiane të Barnave dhe në bashkëpunim me titullarët e autorizimit të hyrjes në treg të produktit. "Për të parandaluar rrezikun e mundshëm për jetën si rezultat i ekspozimit aksidental ndaj fentanylit - thuhet në deklaratë - profesionistët e shëndetit duhet të kenë parasysh rëndësinë e dhënies së informacionit të qartë tek pacientët dhe tek ata që kujdesen për ta për rrezikun e transferimit aksidental të patch, gëlltitjen aksidentale të tij dhe nevojën e eleminimit në mënyrë të përshtatshme". Në veçanti patch mund të transferohet aksidentalisht në një tjetër person dhe në këtë rast duhet të hiqet menjëherë. Sa për rrezikun e gëlltitjes, është e rekomandueshme që pacientët apo kujdestarët të zgjedhin me kujdes zonën e aplikimit të patch. Së fundi patch-ët e përdorur: pacientët dhe kujdestarët duhet të informohen se pas përdorimit, patch duhet të paloset në mënyrë që pjesa ngjitëse të qëndrojë nga brënda dhe duhet të eleminohet me kujdes. AIFA kujton se çështja e ekspozimit aksidental nuk është diçka e re sepse shpesh janë verifikuar raste, disa prej të cilave kanë qënë fatale (të gjitha me fëmijë). Kohët e fundit Pharmacovigilance Risk Assessment Committee (PRAC) ka  kryer një revision në nivel Europian dhe vuri në dukje se mos vënia re e patch mund të ketë kontribuar në këto raste; gjithashtu ka rekomanduar përmirësimin e formës se patch transdermal fentanyl.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>