Mjekësi e përgjithshme

sht302015

Mundësia e hiperkalcemisë dhe hiperkalcurisë nga suplementimi me kalcium dhe vitaminë D

Te disa gra në postmenopauzë plotwsimi me kalcium dhe vitaminë D mund të shkaktojë hiperkalcemi dhe hiperkalcuri. Për këtë arsye mjekët duhet të masin nivelet e kalciumit në gjak dhe urinë në çdo tre muaj te pacientët që marrin këto lloj suplementesh për parandalimin e osteoporozës. Këto janë rezultatet e një studimi prospektik, të kontrolluar me placebo dhe të koordinuar nga John Christopher Gallagher, i Qendrës së Metabolizmit të Kockave në Creighton University në Omaha (Nebraska, USA). "Doza ditore e rekomanduar, - kujtojnë autorët, - për vitaminën D3 është 600-800 UI/ditë, ndërsa për kalciumin është 1.200 mg/ditë. Kërkuesit kanë përfshirë në studimin që zgjati një vit, 147 gra të moshës 57 - 90 vjeç, me mungesë të vitaminës D në bazë dhe nivelet në gjak të 25-hidroksi-vitaminës D më pak se 20 ng/ml (50 nmol/L). Gallagher dhe kolegët zgjodhën në mënyrë rastësore gra për të marrë placebo ose vitaminë D3 në dozat më poshtë: 400, 800, 1.600, 2.400, 3.200, 4.000 ose 4.800 UI/ditë. Nivelet e kalciumit në dietë u analizuan përmes ditarëve javorë të ushqimit dhe çdo 3 muaj u kryen analiza të elementit në gjak dhe urinë gjatë 24 orëve. Nga pjesëmarrësit, 8, 8% shfaqën hiperkalcemi (910,2 mg/dL [2.55 mmol/L]) dhe 30.6% hiperkalcuri (9,300 mg/dl [7,5 mmol]). Në gjysmën e rasteve janë episode të përkohshme të hiperkalcurisë, pjesa tjetër të përsëritura. "Nuk janë gjetur lidhje mes episodeve të hiperkalcemisë ose hiperkalcurisë dhe dozës së vitaminës D3 ose vlerave mujore në gjak të 25(OH)-D, por kalciumi në urinë i mbledhur gjatë 24 orëve rezultoi i lidhur dobët me vlerën mujore në gjak të 25 (OH)-D", theksojnë autorët. Për gratë ku niveli i kalciumit në urinë ishte mbi 132 mg, rreziku i zhvillimit të hiperkalcurisë ishte 15 herë më i lartë sesa te gratë me nivele të ulëta. Ky rrezik u bë 20 herë më i lartë në gratë ku nivelet bazë ishin më të larta se 180 mg. "Edhe një suplement modest si kalciumi (500 mg/ditë) mund të jetë shumë i lartë për disa gra", përfunduan autorët, të cilët rekomandojnë matjen e niveleve të kalciumit në gjak dhe urinë përpara fillimit të suplementeve dhe përsëritjen e këtyre matjeve brenda 3 muajve.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>