sht42014
Albumina dhe kreatinina, indikator të ALS
Dy markues hematologjikë mund të përdoren për të marrë një ide mbi ashpërsinë dhe prognozën e pacientëve me sklerozë laterale amiotrofike (ALS).
Një studim italian ka identifikuar në albuminë dhe kreatininë në dy testues të mundshëm të dobishëm. "Ekziston një nevojë urgjente për të identifikuar markues të besueshëm të sklerozës laterale amiotrofike (ALS) për praktikën klinike dhe studimet farmakologjike", thotë
Adriano Chio, i qëndrës së Sklerozës Amiotrofike Laterale, i departamentit të shkencave neurologjike Rita Levi Montalcini, Universiteti i Torinos dhe autor i studimit të publikuar në revistën
Jama Neurology. Studiuesit kryen një studim për të vlerësuar lidhjen mes të faktorëve të ndryshëm hematologjikë dhe ALS në më shumë se 700 pacientë të cilët jetonin në Piemonte dhe Valle d'Aosta ndërmjet 1 janarit 2007 dhe 31 dhjetor 2011, dhe më pas vlerësimin e rezultateve në një kohortë të pavarur në mbi 120 pacientëve me ALS në qendra terciale ndërmjet 1 janarit 2007 dhe 31 Dhjetor 2011.
Si ekzaminime laboratotike u konsideruan: numri i plotë i leukociteve, neutrofilet, limfocitet, monocitet, glukoza, kreatinina, acidi urik, albumina, bilirubina, kolesteroli total , trigliceridet, HDL, LDL, CK, dhe TSH. Nivelet e albuminës dhe kreatininës ishin të lidhura me mbijetesën në të dy gjinitë; Nivelet më të ulëta të këtyre dy elementeve ishin të lidhura me një funksion klinikë më të keq se diagnoza. Albumina ishte e lidhur me inflamacionin dhe jo me gjendjen e të ushqyerit, ndërsa kreatinina reflektonte shkatërrimin e muskujve, gjendjen e mases muskulore të personit. Asnjë nga faktorët e tjerë hematologjik të ekzaminuar nuk ishte parashikues për rezultatin e sëmundjes. "Të dy kreatinina dhe albumina janë markues hematologjikë të besueshëm dhe lehtësisht të matshëm për ashpërsinë e mos-funksionimit motorikë në ALS dhe mund të përdoren për të përcaktuar prognozën në momentin e diagnostikimit. Studime longitudinalë mbi ndryshimet e nivelit të kreatininës dhe albuminës në gjakë dhe lidhjet e tyre me gjendjen klinike, do të ndihmojnë të përcaktojmë nëse dhe si këto faktorë hematologjikë ndryshojnë gjatë progresionit të sëmundjes, "përfundon Chio.