Mjekësi e përgjithshme

tet12015

Neurogranina, markator i mundshëm në progresionin e sëmundjes së Alzheimerit

tags: Alzheimer

Krahasuar me njerëzit konjiktivisht normalë, ata me sëmundjen e Alzheimerit kanë nivele më të larta të neurograninës, një markator i humbjes sinaptike i pranishëm në lëngun cerebrospinal (CSF). "Të dhënat tona sugjerojnë se neurogranina mund të jetë një indikator diagnostik potencialisht i nevojshëm për diagnozën, prognozën dhe monitorimin ndaj sëmundjes së Alzhaimerit", shkruan Maartje Kester nga  "University Medical Center" në Amsterdam, autorja e parë e një studimi të publikuar në "Jama Neurology".
Studiuesit kanë matur nivelet e neurograninës në CSF në 163 pacientë: 37 konjitivisht normalë, 61 kishin një dëmtim të lehtë konjitiv (MCI, mild cognitive impairment - në anglisht) dhe 65 me sëmundje të Alzhaimerit.
Në mënyrë që autorët të bënin krahasimin e përmbajtjes proteinike të lëngut cerebrospinal, të gjithë personat i janë nënshtruar dy punktura lombare në një distancë nga njëra-tjetra prej 2 vitesh dhe një ekzaminimi konjitiv të plotë çdo 4 vjet për të verifikuar rënien e mundshme temporale. Në përfundim të folloë-up-it, që zgjati mesatarisht 3.8 vjet, Kester dhe kolegët kanë përdorur një analizë  të përshtatur sipas gjinisë dhe moshës, për të përcaktuar diferencat e bazës dhe regresionin e Cox, në mënyrë që të parashikohet progresioni i sëmundjes së Alzhaimerit te pacientët me MCI. "Nivelet bazike të neurograninës ishin dukshëm më të larta të pacientët me Alzhaimer në krahasim me ata konjiktivisht normalë", shkruajnë autorët duke nënvizuar se te individët me MCI një shtim i neurograninave ishte një parashikues progresiv për Alzhaimerin. "Kjo mund të nënkuptojë që neurogranina  është në gjendje të reflektojë paraprakisht humbjen sinaptike në Alzheimer, duke u treguar një indikator të dobishëm prognostik", ngrenë hipotezën autorët. 
Dhe në një editorial, Henrik Zetterberg nga Instituti i neurologjisë në "University College London", vëzhgon: "Ky studim plotëson një tjetër pjesë nga aq sa është zbuluar nga studime të pavarura: neurogranina në lëngun cerebrospinal është një biomarkator premtues për sëmundjen e Alzheimerit. Në këtë pikë duhen studime të reja për të verifikuar lidhjen mes neurograninës  dhe indikatorëve të tjerë mes të cilëve atrofia hipokampale dhe tomografia me emetimin e pozitroneve".  


JAMA Neurol. Published online September 14, 2015. doi:10.1001/jamaneurol.2015.1867
http://archneur.jamanetëork.com/article.aspx?articleid=2436595
Jama Neurol. Published online September 14, 2015. doi:10.1001/jamaneurol.2015.2075
http://archneur.jamanetëork.com/article.aspx?articleid=2436592


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>