tet122015
Infiltrimi epidural me steroide ka pak përfitime në radikulopati
Sipas një meta-analize të publikuar në "Annals of Internal Medicine". Infiltrimi epidural i kortikosteroideve asociohet me një ulje modeste dhe afatshkurtër të dhimbjes nga radikulopatia, me efekte pak domethënëse klinike që zhduken në një periudhë afatgjatë.
"Përdorimi i kortikosteroideve epidurale po vjen duke u shtuar te të rriturit e prekur nga lombalgjia radikulare apo stenoza shpinore", pohon Jeffrey Jarvik nga Universiteti i Uashingtonit në Siatëll dhe bashkautor i artikullit, duke shpjeguar se dhimbja radikulare i detyrohet ernieve diskale ose një stenoze të kanalit të palcës së kurrizit.
"Infeksionet epidurale të steroideve praktikohen me rritje të frekuencës për të lehtësuar dhimbjen nga radikulpatia, por nuk është ende e qartë nëse sjellin përfitime klinike domethënëse afatshkurtra apo afatgjata", shpjegojnë autorët, që kanë nxjerrë përfundimet mbi përfitimet dhe risqet e trajtimit duke analizuar rezultatet e 38 studimeve të kontrolluara me placebo dhe duke konsultuar arkivat kryesore mjekësore të "Ovid", "Cochrane Central Register of Controlled Trials" dhe "Cochrane Database".
"30 studime kanë vlerësuar efikasitetin e kortikosterideve epidurale te pacientët e prekur nga radikulopatia dhe 8 në stenozën kurrizore", shkruajnë studiuesit. Rezultatet e meta-analizës tregojnë që radikulpatia e trajtimit lidhet me një reduktim të menjëhershëm të dhimbjes dhe riskut afat shkurtër në një ndërhyrje kirurgjike të kombinuar me një rikuperim modest funksional. "Përfitimet e arritura, megjithatë kanë rezultuar inferiore, në mungesë të ndryshimeve domethënëse para dhe pas trajtimit, po aq sa përfitimet afatgjata", saktëson Jarvik, duke nënvizuar mungesën e përmirësimeve pas administrimit të kortikosteroideve epidurale te pacientët e prekur nga stenoza kurrizore. "Risku i dëmeve të rënda si pasojë e kurës rezultoi shumë i ulët, por sinjalizimi i efekteve anësore rezultoi suboptimal në shumë nga studimet e analizuara", përfundon Jarvik.
Ann Intern Med. 2015. doi: 10.7326/M15-0934
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26302454