Mjekësi e përgjithshme

gus242016

Kimioterapia dhe autotransplanti i staminaleve bllokojnë sklerozën multiple, por trajtimi është me risk të lartë

Sipas një studimi të fazës 2, të publikuar në "The Lancet", kimioterapia e ndjekur nga një transplant i qelizave staminale hematopoietike autologe (aHSCT) bllokon për një kohë të gjatë recidivën dhe zhvillimin e lezioneve të reja cerebrale te pacientët me sklerozë multiple pa pasur nevojën e barnave shtesë. 
aHSCT konsiston në mbledhjen e qelizave staminale të palcës së kockave të pacientit me sklerozë multiple, në kimioterapi për të shtypur sistemin imunitar dhe ri-infuzionin e staminaleve për të risprintuar sistemin imunitar duke bllokuar veprimin autoimun në bazë të sëmundjes.

"Megjithatë shumë pacientë zhvillojnë recidiva pas trajtimit", shpjegon një nga autorët, Harold Atkins, nga Universiteti i Otavës në Kanada, që bashkë me kolegët ka verifikuar nëse shkatërrimi i plotë i sistemit imunitar, mund të reduktojë recidivat duke shtuar kohën e remisionit, në vend të shtypjes së saj të përkohshme. Në studim morën pjesë  24 pacientë me sklerozë multiple me moshë 18 - 50 vjeç që nuk i ishin përgjigjur terapisë imunosupresuese. 

"Të gjithë kishin një prognozë të keqe dhe një aftësi të kufizuar të moderuar ose të rëndë sipas Expanded Disability Status Scale (EDSS)", shkruajnë autorët, të cilët kanë përdorur një transplant që parashikonte, përpara ri-infuzionit të staminaleve autologe, shkatërrimin e sistemit imun me një kimioterapi me bazë busulfanin, ciclofosfamid-in dhe globulinën e lepurit anti-timocite. Endpointi primar ishte mbijetesa pa sëmundje për 3 vjet, e matur në bazë të recidivave, shfaqjen e lezioneve të reja cerebrale dhe ecurinë e aftësisë së kufizuar në bazë të rezultateve EDSS. "Nga të 24 pacientët, njëri vdiq nga nekroza hepatike dhe sepsis e shkaktuar nga kimioterapia, ndërsa në të 23 të mbijetuarit nuk u verifikuan recidiva dhe u shfaq vetëm një lezion cerebral gjatë një folloë up mes 4 dhe 13 viteve", pohon Atkins.

Dhe në një editorial Jan Dörr, nga Charité-Universitätsmedizin në Berlin, Gjermani, pohon: "Ky studim është i pari që tregon ndalimin e plotë afatgjatë të çdolloj progresioni të sëmundjes në të gjithë pjesëmarrësit, përballë një risku domethënës vdekshmërie të lidhur me trajtimin". Por sipas  Dörr trajtimi nuk do të ndryshojë strategjinë e kurës së sklerozës multiple, të paktën jo për një periudhë të shkurtër. "Për ta bërë nuk duhet vetëm të përmirësohet toleranca dhe profili i sigurisë së terapisë, por nevojiten markatorë prognostikë për të identifikuar pacientët me MS në prognozë të disfavorshme, te të cilët të justifikohet një trajtim i rrezikshëm", përfundon Dörr.

 

The Lancet 2016. doi: 10.1016/S0140-6736(16)30169-6http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(16)30169-6/abstract

The Lancet 2016. doi: 10.1016/S0140-6736(16)30377-4http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(16)30377-4/abstract


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>