Mjekësi e përgjithshme

jan272017

Infeksionet gjenitale nga Hpv: mbulimi me vaksina i meshkujve është minimal

tags: HPV

Nga një studim i publikuar në "Jama Oncology", me autore kryesore Jasmine Han nga departamenti i onkologjisë gjinekologjike në Womack Army Medical Department Center (Karolina e Veriut), rezultoi se infeksioni gjenital nga papillomavirus (Hpv) është i zakonshëm mes meshkujve, por mbulimi me vaksina është i ulët. "Ndërsa prevalenca e infeksioneve gjenitale Hpv dhe mbulimi me vaksina mes grave njihen, të dhënat mbi popullatën e meshkujve mungojnë", shkruajnë kërkuesit të cilët kanë vlerësuar prevalencën e infeksioneve gjenitale nga Hpv dhe normën e vaksinimit në SHBA te meshkujt adultë, duke shqyrtuar faktorët e mundshëm të riskut për infeksion. Si rrjedhojë u studiua një koortë meshkujsh amerikanë me moshë 18-59 vjeç në sondazhin e National Health and Nutrition Examination Survey (Nhanes) 2013-2014. 

ADN-ja u nxor nga kampionët e tamponeve penile të mbledhura vetë, ndërsa gjenotipizimi i virusit u krye me teknikat e amplifikimit gjenik. Autorët mblodhën edhe informacionet e nevojshme demografike dhe të dhënat mbi vaksinimet, gjatë intervistave standarde. "Në përfundim të studimit, në të cilin u ekzaminuan në total 1868 burra, doli se prevalenca e përgjithshme e infeksionit gjenital nga Hpv ishte me 45.2%, ndërsa prevalenca e infeksioneve nga të paktën një nëntip i Hpv me risk të lartë i identifikuar nga testi i ADN-së ishte me 25.1%", thotë kërkuesja dhe shton se te burrat e vaksinuar prevalenca për infeksion me vaksinë kuadrivalente dhe nëntëvalente ishte respektivisht me 7.1% dhe 15.4%. "Këto rezultate tregojnë se vaksinimi kundër Hpv mund të ketë një efekt më të madh ndaj transmetimit të infeksioneve dhe parandalimit të kancerit jo vetëm te gratë, por edhe te burrat në krahasim me sa është vlerësuar në të kaluarën", përfundon Han i cili nënvizon se megjithatë duhen studime të tjera për të vlerësuar kufirin optimal të moshës për vaksinimin e meshkujve.

 

Jama Oncol. 2017. doi:10.1001/jamaoncol.2016.6192 http://jamanetwork.com/journals/jamaoncology/fullarticle/2598492


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>