News

shk152023

Vaksina e HPV te vajzat 13 vjeçe. Silva Bino: Mjekët të njihen me dozat e reja. OBSH-ja ka ndryshuar protokollin

Vaksinimi për herë të parë i vajzave 13 vjeçe kundër Human Papiloma Virusit, që shkakton kancerin e qafës së mitrës është pritur me interes nga prindërit në vendin tonë, sidomos në Tiranë. Mjekët e konsultoreve thonë se prindërit kërkojnë që të vaksinojnë edhe vajzat mbi këtë fashë moshe, 14, 15 apo 16 vjeçe.

"Ndryshe nga vaksina e Covid-it apo vaksina të tjera, për vaksinën e HPV-së ka interes të shtuar të prindërve, madje kërkojnë me insistim ta bëjnë edhe për vajzat që nuk janë 13 vjeçe, por ne nuk mund t'ua bëjmë pasi duhet të vaksinojmë vetëm vajzat që janë 13 vjeçe këtë vit", shprehet mjekja Sonila Brati.

Programi i vaksinimit kundër HPV-së në vendin tonë po zbatohet te vajzat që kanë lindur në vitin 2009 dhe që këtë vit mbushin 13 vjeçe, ndërsa moshat e tjera nuk mund ta përfitojnë falas. Ndaj prindërit i janë drejtuar sistemit privat. Por, jo të gjithë mjekët i kanë rifreskuar njohuritë për dozat e vaksinës. Sipas Silva Binos, programi sapo ka nisur të zbatohet dhe në një të ardhme do të ketë një plan edhe për moshat e tjera. Por, Bino tërheq vëmendjen për prindërit dhe mjekët të cilët bëjnë privatisht vaksinën kundër HPV-së të bëjnë kujdes me dozat pasi rekomandimet e OBSH-së kanë ndryshuar.

"Vaksina është monodozë për vajzat 13 deri në 17, 18 vjeçe, më parë ka qenë me dy doza. Ndërsa për vajzat mbi këtë moshë më parë aplikoheshin tre doza, tani mjaftojnë vetëm dy doza. Ka shumë rëndësi që vaksina ndaj HPV-së të aplikohet më parë sesa vajza të ketë nisur të kryejë marrëdhënie seksuale, pasi në rast të kundërt, bie efektshmëria e saj. 

Silva Bino thekson se shumë studime në vende si Anglia kanë treguar që vaksina është shumë efikase për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Vetëm në bashkitë Elbasan, Devoll dhe Korçë interesi ka qenë i ulët, ndërsa në bashkitë e tjera ka ngjallur interes futja e kësaj vaksine  në kalendarin e detyrueshëm.

OBSH tani rekomandon:

Një ose dy doza për vajzat e moshës 9-14 vjeç
Një ose dy doza për vajzat dhe gratë e moshës 15-20 vjeçe
Dy doza me një interval 6-mujor për gratë mbi 21 vjeç

 

Alma Demiraj

 

Rekomandimet e OBSH-së
https://www.who.int/news/item/20-12-2022-WHO-updates-recommendations-on-HPV-vaccination-schedule


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>