Gjinekologji

qer162023

Papilomavirusi human, i zakonshëm te gratë shtatzëna, por i rrallë transmetimi perinatal

Në një studim të publikuar në "JAMA Pediatrics", ku pjesëmarrëse ishin 1050 gra shtatzëna dhe më pas edhe foshnjat e tyre, papilomavirusi human (HPV) u diagnostikua shpesh, edhe pse transmetimi perinatal ishte i rrallë dhe asnjë infeksion i zbuluar gjatë lindjes nuk u konfirmua pas gjashtë muajsh. Dhe, megjithëse HPV-ja zbulohet në placentë, mbetet e vështirë të diferencohet kontaminimi nga infeksioni i vërtetë. Këtë e ka shpjeguar Helen Trottier nga Universiteti i Montrealit në Kanada, e cila së bashku me kolegët u përpoqën të verifikonin nëse infeksioni vaginal i shkaktuar nga papilomavirusi human (HPV) gjatë shtatzënisë mund të transmetohej në placentë dhe te i porsalinduri, dhe nëse HPV-ja mund të vazhdonte te të porsalindurit e infektuar, pasi prevalenca e infeksionit HPV gjatë shtatzënisë dhe rreziku i transmetimit te të porsalindurit ende nuk janë të mirë dokumentuara.

Për këtë arsye lindi nevoja për të zhvilluar HERITAGE (Human Papillomavirus Perinatal Transmission and Risk of HPV Persistence Among Children), një studim grupor me rekrutim aktiv midis 8 nëntorit 2010 dhe 16 tetorit 2016, me ndjekjen e përfunduar në 15 qershor 2017. Pjesëmarrëset, gra shtatzëna mbi 18 vjeç me 14 javë ose më pak shtatzëni u regjistruan në tre spitale mësimore në Montreal, Kanada për të kryer të gjitha analizat laboratorike dhe statistikore, të cilat përfunduan më 15 nëntor 2022.

"Prevalenca e HPV-së te gratë shtatzëna gjatë përzgjedhjes ishte 40.3%, dhe 280 nga 422 HPV pozitive (66.4%) kishin të paktën një gjenotip me rrezik të lartë, ndërsa 190 (45%) ishin të bashkëinfektuar me gjenotipe të shumëfishta", vazhdon Trottieri, duke specifikuar se HPV-ja u zbulua në 10.7% të placentave, por vetëm 3.9% e biopsive të kryera në anën e fetusit nën membranën amniotike ishin pozitive. Në anën tjetër, zbulimi i HPV-së neonatale, në lindje dhe/ose pas 3 muajsh, ishte 7.2% ishte 7.2% ku vendi më i shpeshtë i infeksionit i përfaqësuar nga  konjuktiva, e ndjekur nga goja, zona genitale dhe faringu.

"Në përmbledhje, të dhënat e mbledhura sugjerojnë se infeksioni HPV është i zakonshëm te gratë shtatzëna dhe megjithëse është i mundur, transmetimi i virusit në placentë dhe te i porsalinduri duket i rrallë, njëlloj si persistenca e HPV-së në fëmijëri", përfundojnë autorët.

 

JAMA Pediatrics 2023. Doi: 10.1001/jamapediatrics.2023.1283


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>