Mjekësi e përgjithshme

pri62018

Inflamacioni i prodhuar nga dieta, rrit rrezikun për kancer kolorektal

Një dietë që favorizon inflamacionin, mund të shtojë rrezikun e zhvillimit të kancerit kolorektal, sipas një studimi të ri të botuar në "Jama Oncology". "Dieta modifikon inflamacionin, një nga mekanizmat e rëndësishëm për zhvillimin e kancerit kolorektal dhe për këtë arsye, mund të jetë një faktor vendimtar që duhet ndryshuar, me qëllim parandalimin e sëmundjes", thotë Fred Tabungu (Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit, Boston), autori i parë i studimit.

Për të shqyrtuar nëse dietat pro inflamatore janë të lidhura me rritjen e rrezikut të kancerit kolorektal, studiuesit ndoqën për 26 vjet 46,804 burra nga studimi i Health Professionals dhe 74,246 gra nga studimi i Nurses' Health, duke përdorur pyetësorë në lidhje me zakonet e të ngrënit. Për vlerësim është përdorur matësi EDIP (modeli empirik inflamator dietik) i bazuar në shumën e ponderuar të 18 grupeve ushqimore që karakterizojnë potencialin inflamator të dietës, në bazë të niveleve të bioshënjuesve inflamatorë. Gjithashtu, është shqyrtuar edhe lidhja që ekziston mes kancerit dhe konsumimit të alkoolit ose peshës trupore.

Gjatë ndjekjes janë verifikuar 2699 raste me kancer kolorektal. Krahasuar me pjesëmarrësit që pozicionoheshin në çerekun më të ulët (me një incidencë prej 113 vetësh për 100.000 vite-person për burrat dhe 80, për gratë), ata në çerekun më të lartë, kanë patur një normë incidence prej 151 për burrat dhe 92 për gratë, me një diferencë prej 38 rastesh dhe me 12 raste kanceresh më shumë.

Në një krahasim mes dy ndarjeve EDIP, asaj më të lartë dhe më të ulët, në analizën e rregulluar për variabla të turbullt, rezultatet EDIP më të larta janë lidhur me një rrezik më të lartë për të zhvilluar kancer kolorektal prej 44% për burrat dhe 22% për gratë dhe prej 32% për burrat e gratë së bashku. Qoftë te burrat, qoftë te gratë, janë vënë re gjithashtu lidhje me të gjitha sitet dytësore anatomike, me përjashtim të rektumit te gratë. Përsa iu përket nëngrupeve, lidhjet ndryshonin në bazë të nivelit të marrjes së alkolit, me lidhje më të forta mes burrave e grave që nuk merrnin alkol dhe në bazë të peshës së trupit, me lidhje më të forta mes burrave në mbipeshë e obezë dhe grave të dobëta.

 

Jama Oncology 2018. doi: 10.1001/jamaoncol.2017.4844
https://jamanetwork.com/journals/jamaoncology/fullarticle/2669777


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>