Mjekësi e përgjithshme

nën72019

Hemorragjia e traktit të sipërm gastrointestinal. Udhëzime të reja për menaxhimin e pacientëve

Janë përditësuar udhëzimet e vitit 2010 për menaxhimin e pacientëve me hemorragji të traktit të sipërm gastrointestinal jo nga varicet. Rekomandimet e reja, të publikuara në "Annals of Internal Medicine", përqendrohen në reanimimin dhe në vlerësimin e rrezikut, në menaxhimin pre-endskopik, endoskopik dhe farmakologjik dhe mbi profilaksinë dytësore për hemorragjinë jo nga varice të përsëritura.
Kërkuesit, të udhëhequr nga Alan Barkun (Universiteti McGill në Kanada), kanë vlerësuar të dhëna të përmbledhura në rekomandimet e mëparshme, rishikime sistematike dhe prova të identifikuara nga kërkime bibliografike deri në prill të vitit 2018. Udhëzimet këshillojnë që te pacientët me hemorragji të traktit gastrointestinal të sipërm jo nga varicet akute dhe paqëndrueshmëria hemodinamike, duhet nisur reanimimi. Ekspertët rekomandojnë edhe përdorimin e një vlerësimi Glasgow Blatchford, të barabartë apo më të vogël se një, për të identifikuar pacientët në rrezik shumë të ulët për hemorragji, që mund të kërkojnë shtrimin në spital.

Më tej, këshillohet aplikimi i një pragu të hemoglobinës prej 80 g/L për pacientët pa sëmundje kardiovaskulare dhe një prag më i lartë për ata me sëmundje kardiovaskulare. Këshillohet përdorimi i endoskopisë brenda 24 orësh nga paraqitja te pacientët me hemorragji akute të traktit gastrointestinal të sipërm. Gjithashtu, sugjerohet nisja e një terapie me inhibitorë të pompës protonike (IPP) me doza të larta për tre ditë te pacientët me ulcera hemorragjike me rrezik të lartë që i janë nënshtruar endoskopisë, duke vazhduar më tej terapinë orale dy herë në ditë për 14 ditë, më tej një herë në ditë për një kohëzgjatje totale që varet nga natyra e lezionit hemorragjik. Në dokument flitet edhe për pacientë që, duke patur një hemorragji të mëparshme ulcere, kërkojnë terapi antitrombotike ose antikoagulante për profilaksinë kardiovaskulare, në të cilat këshillohet trajtimi me IPP.
Një tabelë që e kanë sjellë udhëzimet, përmban një përmbledhje praktike dhe të plotë të rekomandimeve. Angel Lanas (Universiteti i Zaragozës), konfirmon në një editorial të lidhur se rekomandimet për menaxhimin e pacientëve që marrin antiagregantë apo antikoagulantë dhe ato që kanë të bëjnë me përdorimin e duhur të teknikave të reja terapeutike endoskopike, do të jenë një ndihmë e veçantë për mjekët.


Ann Int Med 2019. Doi: 10.7326/M19-1795
https://dx.doi.org/10.7326/M19-1795

Ann Int Med 2019. Doi: 10.7326/M19-2789
https://dx.doi.org/10.7326/M19-2789


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>