Mjekësi e përgjithshme

mar182020

Ndalimi i përdorimit të pajisjeve për nxirje, mund të shpëtojë shumë jetë

Ndalimi i përdorimit të të gjitha pajisjeve për nxirje në ambiente të mbyllura në SHBA, Kanada dhe Evropë, mund të parandalojë deri në 448.000 melanoma dhe 9,7 milionë karcinoma kutane, sipas një studimi të publikuar në "JAMA Dermatology", nga i cili del se ndalimi i plotë, do të sillte edhe një kursim prej 5,7 miliardë dollarësh në kostot sociale dhe një fitim prej 41,3 miliardësh në produktivitet. "Krahasuar me ndalimin e nxirjes në ambiente të brendshme për të vegjlit, që tashmë është në fuqi, avantazhet e një ndalimi të plotë do të ishin 3,7 herë më të mëdha në SHBA/Kanada dhe 2,6 herë më të mëdha në Evropë", konfirmon bashkautorja Louisa Gordon (Instituti i Kërkimeve Mjekësore QIMR Berghofer, në Brisbane, Australi).

"Për të analizuar efektet e një ndalimi total, ne krijuam një model grupi prej 110.932.523 individësh në SHBA/Kanada dhe 141.970.492 individësh në Evropë, të grupmoshës 12-35 vjeç, duke përdorur të dhëna nga studime epidemiologjike, të vlerësimeve të kostove dhe të regjistrave zyrtarë të tumoreve. Qëllimi ishte të vlerësohej prevalenca e nxirjes në ambiente të mbyllura, rreziku i zhvillimit të melanomës dhe normat e vdekshmërisë nga kanceri i lëkurës e shkaqe të tjera", shkruajnë autorët, të cilët vlerësuan edhe kostot shëndetësore të trajtimit të melanomës në secilin rajon, si dhe kostot e vdekjeve të parakohshme për shkak të melanomës, të përshtatura për vitin 2018.
"Rezultatet tregojnë se ndalimi i plotë i nxirjes në ambiente të mbyllura në SHBA/Kanada do të kishte si rezultat, 244.347 më pak raste të melanomës dhe 89.1193 më pak vdekje, që përkojnë përkatësisht me një ulje 8.7 % dhe 6.9%, përveç 7.3 milionë më pak karcinomave të lëkurës (-7.8%) në krahasim me nivelet aktuale të përdorimit", saktëson autorja. Ndalimi gjithashtu do të shpëtojë jo vetëm 428,781 vite jetë, si dhe kosto sociale prej 3.5 miliardë dollarësh, por gjithashtu do të rrisë produktivitetin në 27.5 miliardë dollarë. Megjithatë, duke aplikuar ndalimin në Evropë, vlerësimet tregojnë 203.736 më pak raste të melanomës (-4.9%), 98.228 më pak vdekje nga melanoma (-4.4%) dhe 2.4 milionë më pak kancere të lëkurës (-4,4%). Por jo vetëm kaq: Evropa do të shihte gjithashtu një fitim prej 459,669 vitesh jetë, një kursim të kostove prej 2.1 miliardë dollarësh dhe rritje të produktivitetit prej 13.7 miliardë dollarësh.

"Sidoqoftë, modeli ynë ka kufizime, siç është ndryshueshmëria (nga 10% në 56% në varësi të vendit) e vlerësimit të përhapjes së disa kancereve të lëkurës në Evropë. Për më tepër, nuk janë marrë parasysh paratë e shpenzuara për zbatimin e ndalimit, të cilat mund të përfshijnë kostot e lidhura me rregullimin dhe blerjen e pajisjeve për nxirje", përfundon Gordoni.

 

JAMA Dermatol 2020. Doi: 10.1001/jamadermatol.2020.0001
https://doi.org/10.1001/jamadermatol.2020.0001


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>