Pediatri

kor132023

Diabeti infantil, një sfidë globale me incidencë në rritje

Sipas një studimi të publikuar në JAMA Pediatrics, numri i viteve të jetës, i rregulluar sipas aftësisë së kufizuar (DALY) vazhdon të jetë i lartë te fëmijët me diabet, veçanërisht në rajonet me indekse të ulëta sociodemografike, pavarësisht rënies globale të vdekshmërisë së lidhur me këtë sëmundje.

"Diabeti infantil është një epidemi globale që shkakton komplikime të ndryshme të cilat shoqërohën me një incidencë më të lartë të vdekjeve të parakohshme. Ne vlerësuam tendencat në incidencën e diabetit, vdekshmërinë dhe numrit të viteve të jetës, të rregulluar sipas aftësisë së kufizuar (DALY) te fëmijët me faktorë rreziku të vdekjes së lidhur me diabetin gjatë periudhës 1990-2019", thotë autori kryesor i studimit Kexin Zhang nga Weifang Medical University në Kinë.

Studiuesit përdorën të dhënat e Studimit Global të Barrës së Sëmundjeve (GBD) të vitit 2019 nga 204 vende dhe territore dhe përfshinë në analizë 1,449,897 fëmijë me diabet të moshës 0-14 vjeç.

Në vitin 2019, ka pasur 227,580 raste të diabetit infantil në mbarë botën. Rastet u rritën me 39,37% nga viti 1990-2019. Në tre dekada, vdekjet nga diabeti u ulën nga 6,719 në 5,390, ndërsa shkalla e përgjithshme e incidencës u rrit nga 9,31 në 11,61 për 100,000 banorë; edhe pse, shkalla e vdekshmërisë e lidhur me diabetin u ul nga 0.38 në 0.28 për 100,000 banorë.

Rajonet me indeksin më të ulët sociodemografik regjistruan shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga diabeti infantil në vitin 2019. Në veçanti, Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme shënuan rritjen më të madhe të incidencës. Ndër 204 vendet e analizuara, Finlanda kishte incidencën më të lartë kombëtare të diabetit në fëmijëri në vitin 2019, Bangladeshi kishte shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga diabeti dhe Republika e Bashkuar e Tanzanisë kishte normën më të lartë DALY.

Në nivel global, rreziku mjedisor, temperaturat jo optimale, temperaturat e larta dhe ato të ulëta ishin faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë e lidhur me diabetin infantil në vitin 2019.

"Diabeti infantil është një sfidë globale e shëndetit, me një incidencë në rritje. Nëse profesionistët shëndetësorë do arrinin ta kuptonin më mirë epidemiologjinë e diabetit infantil, parandalimi dhe menaxhimi i kësaj sëmundje do të ishin më të lehtë", përfundojnë autorët.


 

JAMA Pediatrics 2023. Doi: 10.1001/jamapediatrics.2023.2029
http://doi.org/10.1001/jamapediatrics.2023.2029


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>