Mjekësi e përgjithshme

tet112021

Rënia dhe rrallimi i flokëve ka lidhje me yndyrën në ushqim

Studiuesit në Universitetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë në Tokio, kanë zbuluar një mekanizëm molekular që do të shpjegonte pse obeziteti mund të shkaktojë rrallimin e flokëve. "Dieta e pasur me yndyrë komprometon qelizat staminale të folikulit pilifer (HFSC, sipas akronimit anglisht), të cilat rimbushin qelizat e pjekura që i bëjnë flokët të rriten, përmes nxitjes së sinjaleve të caktuara inflamatore që bllokojnë rigjenerimin e folikulit pilifer, me një reduktim pasues të numrit të përgjithshëm të folikujve dhe për pasojë, rrallimin e flokëve", thotë Hironobu Morinaga, autori kryesor i studimit të botuar në Nature.

Morinaga dhe kolegët krahasojnë shprehjen e gjeneve HFSC te minjtë që ushqeheshin me dietë me shumë yndyrë (HFD) dhe te minjtë që ushqeheshin me dietën standard. "Ne zbuluam se HFSC-ja te minjtë obezë të ushqyer me HFD ndryshon konformitetin e tyre duke u shndërruar në qeliza korneale të sipërfaqes së lëkurës ose sebocite që sekretojnë sebum pas aktivizimit. Rezultati është se këta minj shfaqin humbje më të shpejtë të flokëve në krahasim me kontrollet dhe folikuj piliferë më të vegjël, me qeliza staminale të ezauruara", shkruajnë autorët, duke vënë në dukje se shprehja e gjeneve në HFSC-në e minjve me përmbajtje të lartë yndyre, tregonte aktivizimin e citokinave inflamatore brenda tyre. "Sinjalet inflamatore në HFSC shtypin shprehjen lokale të proteinës SHH (sonic hedgehog) e cila luan një rol vendimtar në rigjenerimin e folikujve të flokëve në HFSC", vijon Morinaga, duke shtuar se aktivizimi i rrugës sinjalizuese të proteinës mund të parandalojë shterimin e qelizave staminale HFSC, duke parandaluar rënien e flokëve të shkaktuar nga dieta me yndyrë të lartë. "Ky studim siguron njohuri të reja interesante mbi ndryshimet specifike në diferencimin e qelizave dhe mosfunksionimin e indeve që mund të ndodhin pas një diete me yndyrë të lartë ose obezitetit të nxitur gjenetikisht, duke i hapur rrugën një strategjie të parandalimit dhe trajtimit në të ardhmen si për alopecinë, ashtu edhe për obezitetin e lidhur me të", përfundojnë studiuesit.


Nature volume 595:266-271 (2021)
Doi: 10.1038/s41586-021-03624-x


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>