gus282023
Lupusi. Riakutizimet shoqërohen paqëndrueshmëri të mikrobiomës intestinale
Hulumtimet e publikuara në "Annals of Reumatic Diseases" nga studiuesit e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Nju Jorkut tregojnë se përhapja e bakterit intestinal Ruminococcus blautia gnavus (RG) ndodhi paralelisht me riakutizimet e lupusit eritematoz sistemik (SLE) te një grup grash të përkatësive të ndryshme etnike të diagnostikuara me lupus, të cilat u ndoqën për një periudhë katër vjeçare.
"Ndërsa ndjeshmëria gjenetike për SLE-në është eksploruar mirë, shkaktarët për riakutizimet e sëmundjes, e cila shpesh ka një model rikthim-remitues, vazhdojnë të jenë të paqartë", tha koordinatori i studimit Gregg Silverman, duke vënë në dukje se çekuilibri brenda mikrobiomës intestinale, i quajtura disbiozë, është i zakonshëm te pacientët me sëmundje të ndryshme inflamatore dhe autoimune. Dhe për të studiuar marrëdhëniet midis elasticitetit të mikrobiotës dhe aktivitetit të SLE-së, studiuesit analizuan ndryshimet në mostrat e jashtëqitjeve të 16 pacienteve me lupus dhe 22 subjekteve të shëndetshëm.
"Ne kryem analizat e para gjatësore të korrelacionit midis SLE-së dhe mikrobiotës intestinale, dhe siguruam prova të reja për ekzistencën e lidhjeve të padyshuara më parë midis paqëndrueshmërisë dinamike të mikrobiotës në SLE dhe përgjigjes imune ndaj përhapjes së një bakteri intestinal specifik", shkruajnë autorët.
"Me fjalë të tjera, këto rezultate tregojnë se ekziston një lidhje midis rritjes së Ruminococcus blautia gnavus dhe fillimit të sëmundjes së rëndë ose artralgjive te pacientët me SLE të përkeqësuar", vazhdon Silverman.
Studimi përfshiu 16 gra me SLE të cilat u monitoruan për riakutizimet e sëmundjes për disa vite. Një total prej 44 mostrash të jashtëqitjeve të pacienteve u mblodhën gjatë ndjekjes dhe studiuesit përdorën analiza gjenetike për të vlerësuar speciet e baktereve brenda mostrave, duke i krahasuar ato me mostrat e jashtëqitjeve të 22 vullnetareve pa lupus.
"Rezultatet treguan se pacientet me lupus janë të prirura të kenë paqëndrueshmëri më të madhe në mikrobiomën e intestinale në krahasim me kontrollet, duke përjetuar rritjen e papritur të një bakteri specifik, RG, gjatë riakutizimeve të sëmundjes. Qëllimi ynë është të përmirësojmë të kuptuarit e rrugëve biologjike që qëndrojnë në themel të SLE-së për të zhvilluar trajtime të reja që parandalojnë ose trajtojnë riakutizimet.
Në të ardhmen, trajtime të tilla, veçanërisht për nefritin e shkaktuar nga lupusi, mund të zvogëlojnë përdorimin e barnave imunosupresive duke promovuar përdorimin e antibakterialëve më pak toksikë, probiotikëve ose dietave të afta për të parandaluar përhapjen ruminokokale në mikrobiomën intestinale.
Annals of Rheumatic Diseases 2023. Doi: 10.1136/ard-2023-223929
http://doi.org/10.1136/ard-2023-223929