shk152024
ECDC. Nivelet e gripit akoma të larta në Evropë. Covidi dhe RSV-ja në rënie.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në Përmbledhjen e Mbikëqyrjes së Virusit Respirator në Evropë paraqiti këtë tablo të përditësimit të fundit javor.
Gripi vazhdon të jetë i pranishëm në Evropë me nivele të ngritura deri në 71% në vendet të cilat kanë dërguar të dhënat e tyre në zyrën rajonale të OBSH-së për Evropën. Kjo është tabloja që rezultoi nga përditësimi më i fundit javor i publikuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në Përmbledhjen e Mbikëqyrjes së Viruseve Respiratore në Evropë (ERVISS). Tendencat kryesore që rezultuan nga mbikëqyrja e viruseve respiratore u publikuan në X nga OBSH Evropë, e cila postoi gjithashtu hartën e krijuar me BE-në. Në hartë, Italia është gri, ngjyrë e cila sipas legjendës do të thotë "pa të dhëna".
Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e Evropës spikat me të kuqe, gjë që tregon përhapjen e shtrirë të gripit, duke përfshirë pothuajse të gjitha vendet afër Italisë (Gjermania, Franca, Spanja, Austria e kështu me radhë). Qarkullimi sporadik zbulohet vetëm në dy zona: Poloni dhe Angli (Skocia është e kuqe dhe Uellsi nuk ka të dhëna, ndërsa Irlanda është portokalli, domethënë, sinjalizon një përhapje rajonale të gripit, ndërsa Irlanda e Veriut nuk ka të dhëna). Prandaj, nivelet e gripit mbeten të larta në shumicën e vendeve, por "infektimi është i përhapur në të gjithë rajonin evropian". Sa u përket shtrimeve në spitale, "numri i tyre mbetet i lartë, por i qëndrueshëm", përmbledh OBSH Evropë. Përsa iu përket viruseve respiratore, ne vërejmë rënie të niveleve të virusit sincicial respirator dhe të Covid-19, të cilat "vazhdojnë të bien".
"Sezoni i gripit nuk ka mbaruar. Përpara se ta hedhim poshtë atë që shumë njerëz e konsiderojnë gripin më të keq të 15 viteve të fundit, do të duhet të presim edhe disa javë. Ajo që duhet të presim, në kuadër të luhatjeve të temperaturës dhe një sezoni goxha të çuditshëm dimri me temperatura të ndryshueshme, është një ulje më pak progresive e rasteve dhe mbi 15 milionë raste të përgjithshme sindromash të ngjashme me gripin", thekson virologu Fabrizio Pregliasco. Ai vë në pikëpyetje "këtë gjendje meteorologjike" të karakterizuar nga temperatura "lart e poshtë", që lehtëson përhapjen e viruseve të ndryshme respiratore, duke përfshirë të ashtuquajturat "viruset kushërinj" dhe sjell pasoja të konsiderueshme."