Mjekësi e përgjithshme

mar12024

Kanceri kolorektal. Depistimi për gjakun okult në feçe ul vdekshmërinë

Sipas një studimi të publikuar në JAMA Network open, depistimi rutinë përmes testit të gjakut okult në feçe ul me 14% vdekshmërinë nga kanceri kolonorektal.

"Programet e depistimit për kancerin kolonorektal (CRC) në popullsi janë zbatuar në të gjithë botën, por është e vështirë të vlerësohet efikasiteti i tyre, sidomos përsa i përket vdekshmërisë specifike nga kanceri", shpjegon autori kryesor i studimit, Johannes Blom.  Studiuesit janë përpjekur të vlerësojnë vdekshmërinë specifike nga kanceri, të lidhur me depistimin rutinë të parakohshëm, të vonuar apo të munguar për CRC nëpërmjet testit të gjakut okult në feçe, duke përdorur të dhënat e të gjithë individëve të synuar për depistimin, të lindur në vitet 1938-1954, në dy rajone suedeze.
Individët u ftuan për depistim të hershëm (2008-2012), të vonë (2013-2015), ose nuk ishin ftuar për depistim me test dyvjetor me bazë guaiaku të gjakut okult në feçe. Grupi me ftesë të parakohshme u quajt grup ekspozimi dhe ata me ftesë të vonë, apo pa ftesë fare u quajtën grup kontrolli. Rezultati kryesor ishte vdekshmëria specifike nga kanceri dhe vdekshmëria e lartë u llogarit duke zbritur vdekjet nga të gjitha shkaqet tek individët me CRC, nga numri i parashikuar i vdekjeve nëse ata nuk do të kishin pasur CRC. Gjithsej, u ftuan 379,448 individë në depistim për CRC, nga të cilët 203.670 bënin pjesë në grupin e ekspozimit dhe 175.778 në grupin e kontrollit. Norma mesatare e pjesëmarrjes në depistim ishte 63.3% dhe ndjekja maksimale ishte 14 vjet.

Sipas rezultateve, pati 834 të vdekur nga CRC në 2.190.589 individë në grupin e ekspozimit, krahasuar me 889 të vdekur nga CRC në 2.249.939 individë në grupin e kontrollit. Individët që iu nënshtruan depistimit të parakohshëm për CRC kishin rrezik më të ulët për vdekje nga CRC dhe për vdekshmëri të lartë.

JAMA Network Open 2024. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2024.0516
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2024.0516


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>