mar72024
Dieta mesdhetare. Ulet konsumi.
Dieta mesdhetare (MD), e njohur për përfitimet e saj në shëndet, mjedis, ekonomi dhe kulturë deri në vitet '50, e vendos theksin tek ushqimet bimore, te konsumi mesatar i peshkut dhe verës dhe te konsumi i reduktuar i mishit. Pavarësisht njohjes nga UNESCO dhe avantazheve të saj të vërtetuara në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe në nxitjen e qëndrueshmërisë, konsumi në rajonet mesdhetare, përfshirë edhe Italinë, po ulet për shkak të dietave "të perëndimorizuara", duke kontribuar në shtimin e obezitetit.
Projekti ARIANNA ka kryer një sondazh të tërthortë mbi italianët në moshat 17 vjeç e lart, për periudhën mars-prill 2023. Ky pyetësor, i ndarë në seksione mbi faktorët demografikë, socioekonomikë, të shëndetit, të stilit të jetesës dhe të ushqyerjes, u ka kërkuar pjesëmarrësve të japin informacione të detajuara rreth konsumit të tyre ushqimor gjatë vitit të fundit. Rezultatet e sondazhit u vlerësuan me anë të një sistemi pikësh, i cili reflekton shpeshtësinë e konsumit të grupeve ushqimore specifike.
Kjo qasje ka mundësuar që pjesëmarrësit të ndahen në grupe me konsum të ulët, mesatar dhe të lartë. Pas përfundimit të pyetësorit, pjesëmarrësit kanë marrë një feedback të menjëhershëm mbi pikëzimin e tyre mbi konsumin e dietës mesdhetare, së bashku me udhëzimet për përmirësimin e cilësisë së dietës, duke u inkurajuar që të ushqehen shëndetshëm.
Ky sondazh përfshiu 3.732 të rritur italianë. Shumica, 87,70% ishin gra, ndërsa 12,30% ishin burra. Shpërndarja e moshës tregoi se 71,28% e pjesëmarrësve ishin në moshat 17-40 vjeç dhe vetëm 28,72% ishin 40 vjeç e lart.
Rezultatet treguan se 83,82% e mostrës tregonte një konsum mesatar të dietës mesdhetare, 11,33% një konsum të ulët dhe 4,85% konsum të lartë të saj. Nuk u konstatua asnjë lidhje ndërmjet konsumit të dietës mesdhetare dhe ndryshoreve, të tilla si: të ardhurat vjetore, numri i anëtarëve në familje, vendlindja, vendbanimi, apo gjendja shëndetësore. Konsumi më i ulët ishte mjaft i zakonshëm te burrat në moshat 40 vjeç e lart, individë me arsim më të ulët dhe që punojnë me kohë të plotë. Nga ana tjetër, individët veganë dhe vegjetarianë mbizotëronin dukshëm për konsumin e dietës mesdhetare.
Duhen kërkime të mëtejshme për të kuptuar skemat dietike në evolucione, për të identifikuar pengesat në konsumi dhe për të nxitur ndërgjegjësimin rreth konsumit të dietës mesdhetare në popullata të ndryshme për rezultate më të mira të shëndetit publik. Megjithatë, studimi ARIANNA, pikërisht në prag të Ditës Botërore të Obezitetit, shfaqi një rënie shqetësuese të shkallës së konsumit të dietës mesdhetare.