mar192024
Gripi dhe incidenca aktuale
Gripi dhe "viruset kushërinj" janë të qëndrueshëm. Në datat 4-10 mars rastet e vlerësuara me sindromin e ngjashëm me gripin, të raportuara për të gjithë popullsinë janë afro 372.000, me gjithsej 12.644.000 raste që nga fillimi i mbikëqyrjes.
Në javën e dhjetë të vitit, incidenca është e barabartë me 6.3 raste për 1000 individë të asistuar (6.4 gjatë javës së mëparshme, të dhëna këto të përditësuara krahasuar me atë të publikuar javën e kaluar pas vonesave të njoftimit). Incidenca është e qëndrueshme në të gjitha grupmoshat. Fëmijët e moshave nën 5 vjeç janë më të prekur, me incidencë prej 18.1 rastesh për 1000 individë të asistuar (19.4 gjatë javës së mëparshme).
Përsa i përket javës së analizuar, përqindja e mostrave që rezultuan pozitive për grip nga të gjitha mostrat e analizuara ishte 4.4%, në rënie, krahasuar me javën e kaluar (4.9%). Që nga fillimi i sezonit, duket se mbizotërojnë viruset e gripit të llojit A (94.5%), krahasuar me viruset e tipit B dhe i përkasin, në pjesën më të madhe, nënllojit H1N1pdm09.
Ndër mostrat që kanë rezultuar pozitive që nga fillimi i mbikëqyrjes, 19% ishin pozitive për Sars-CoV-2, 18% për virusin respirator sincicial (RSV), 36% për gripin e llojit A dhe 10% për rhinovirus, ndërsa pjesa e mbetur e tyre rezultoi pozitive për viruse të tjera respiratore. Nga mostrat e analizuara në 7 ditët e fundit të studimit, 5% rezultuan pozitive për RSV, 0,7% për Sars-CoV-2 dhe pjesa e mbetur për viruse të tjera respiratore (rhinovirus, metapneumovirus, coronavirus njerëzor ndryshe nga Covid, adenovirus, virus parainfluencal dhe bocavirus).